
Servilizmi është një term i njohur shpeshherë në politikë, madje shpesh përdoret edhe si mjet sulmi politik nga politikanë të ndryshëm.
Jo rrallëherë, vet ata që sevilosen sulmojnë të tjerët për këtë gjë.
Diçka të ngjashme bëri sot deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e cila ka komentuar një deklaratë të kolegut të saj deputet, Haxhi Avdylit, dikur ish bashkëpartiak, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Deklarimi i deputetit të listës “Guxo” Haxhi Avdyli se ‘Dejona Mihali është një grua e dashur dhe të përqafon sa herë të sheh’, ka nxitur reagimin e deputetes Krasniqi e cila ka thënë se Dejona është mashë e Albinit kur të tjerët janë servilë të saj.
Madje Krasniqi ka ironizuar se “Dejona është grua e dashur”, kur të don e lëshon rrymën kur të don e ndal rrymën.
Statusi i sotëm i deputetes Krasniqi ku akuzon Avdylin për servilizëm:

Por duket se Krasniqi ka harruar se ishte vet ajo që dikur i servilosej deputetit Haxhi Avdyli, si një mundësi shtesë për të marrë ndonjë votë në krah të tij.
Krasniqi përveç që shpërndante statuset e Avdylit në Facebook, ajo publikonte edhe fotografi në fushatë krah tij.
Deputetja kishte në zgjedhjet e vitit 2019 kishte publikuar fotografi nga fushata e LDK-së në Ferizaj, ku kandidate për kryeministre ishte Vjosa Osmani, madje ajo kishte publikuar nga ai takim edhe fotografi me Haxhi Avdylin, ku drejtonte shenjën e dy gishtave “të fitores së LDK-së” në drejtim të tij.

Njëjtë kishte vepruar ndaj Avdylit edhe më 2016 kur shpërndante statuset e tij në Facebook.












