Sonte, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, do të zhvillohet finalja e Europa Leauge, në mes Feyenoordit dhe Romës.
Policia shqiptare atje po përballet me huliganizëm të ashpër të tifozëve, të cilët përveç përleshjeve mes vete, nuk kanë kursyer as zyrtarët policorë.
E në këtë situatë, asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, ka një porosi të çuditshme për policinë shqiptare, duke porositur forcat e rendit atje që të ushtrojnë dhunë ndaj tifozëve holandezë.
“Policia e shtetit sbon me leju asnje tifoz te fejnordit me dal prej shqiperise pa naj gjymtyre te thyeme“, ka shkruar Mujeci në profilin e tij në Facebook.














