Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Centrali i ri” i Kurtit: Pjesët po ruhen në Gjermani – KEK flet për turbinat e reja të Kosova B, kur pritet të përfundojnë punët?

25/10/2024 - 17:41
në Kryesore, Lajme
A A
“Centrali i ri” i Kurtit: Pjesët po ruhen në Gjermani – KEK flet për turbinat e reja të Kosova B, kur pritet të përfundojnë punët?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punët për modernizim e turbinave të Termoncetralit “Kosova B”, deri tash po shkojnë sipas planit. Nga KEK kanë konfirmuar se pjesët kryesore të planifikuara për ndërrim ose modernizim, janë prodhuar tashmë. Ato do të ruhen në Gjermani deri kur të fillojë liferimi për montimin e turbinave. Por, kur do të ndodhë kjo?

Investim të përafërt me ndërtimin e një centrali të ri e kishte cilësuar Kryeministri Albin Kurti, marrëveshjen 56 milionëshe që ishte nënshkruar vjet për modernizimin e turbinave të Termocentralit “Kosova B”.

Në fjalën që kishte mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit, Kurti kishte thënë se këto investime do të rezultojnë në prodhim të shtuar të energjisë dhe se kështu do të ulet varësia ndaj importeve.

“Kapaciteti i njësive do të rritet nga 14 deri në 17 megavat. Pas rekonstruktimit që do të bëhen në Turbinën e Presionit të Lartë dhe atij të Ulët nuk do të kemi nevojë për riparime të shpeshta kapitale; ato do të jenë të nevojshme vetëm çdo 8 apo 9 vite. Në thelb, këto investime rezultojnë në prodhim të shtuar të përafërt me ndërtimin e një centrali të ri të energjisë elektrike”, kishte deklaruar Kurti.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Kryeshefi tashmë i shkarkuar i KEK, Nagip Krasniqi me kompaninë amerikane “General Electric ”, e cila para katër dekadash kishte dizejnuar teknologjinë e këtyre turbinave. Prej vënies së nënshkrimit e deri tash, nuk ka pasur ndonjë njoftim lidhur me këtë projekt.

Detaje lidhur me rrjedhën e punimeve që po bëhen kanë dhënë nga Korporata Energjetike e Kosovës pas interesimit të Gazetës Express.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se të gjitha punët që përfshijnë dizajnimin, ndërtimin dhe prodhimin janë realizuar deri në këtë fazë.

Zëdhënësi i KEK, Skënder Bucolli, i ka thënë Gazetës Express se pjesët kryesore për turbinat e blloqeve B1 dhe B2, të planifikuara për ndërrim ose modernizim janë prodhuar tashmë dhe se do të ruhen në Gjermani deri kur do të fillojë liferimi për montimin e turbinave.

“Të gjitha pjesët kryesore për turbinat e njësive B1 dhe B2, të planifikuara për ndërrim ose modernizim, janë prodhuar sipas kushteve të kontratës. Pjesët do të ruhen në Gjermani deri në vitin 2025, kur do të fillojë liferimi për montimin e turbinës së njësisë B2, ndërsa për njësinë B1 do të jetë në vitin 2026”, ka deklaruar Bucolli.

Për bllokun B1, punët do të përfundojnë në pranverë-verë të vitit të ardhshëm, e për B2 në po këtë periudhë por të vitit 2026.

“Punët në terren për demontimin dhe montimin e turbinave janë planifikuar të bëhen krahas me zbatimin e kontratës për ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe masave për reduktimin e oksideve të azotit (deNOx), financuar nga BE. Prandaj, për njësinë B2, plani përfundimtar i punëve në terren është në pranverë-verë të vitit 2025, ndërsa për njësinë B1 është parashikuar në vitin 2026, në të njëjtën periudhë kohore”, thuhet në përgjigjen e Bucollit për Express.

Kur ishte nënshkruar marrëveshja, nga kjo ndërmarrje kishin deklaruar se modernizimi do të zgjasë jetëgjatësinë e turbinave dhe se tash riparimet kapitale të tyre nga çdo 5 vjet, do të bëhen në çdo 8-9 vjet.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës kanë deklaruar ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 14-17 MË për njësi, pa emetime shtesë dhe ndikim negativ në ambient, si dhe do të zgjasë jetëgjatësinë e përdorimit të turbinave.

“Ky investim do të na lejojë të vazhdojmë me kërkesën në rritje për energji elektrike duke siguruar që termocentralet tona të bëhen më efikase dhe më të besueshme. Me këtë projekt modernizimi, në po prezantojmë përparimet më të fundit teknologjike në inxhinierinë e termocentraleve për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin e tyre, si dhe zbatimin e sistemeve të avancuara të kontrollit dhe monitorimit”, thanë nga KEK, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në dosjen e tenderit për këtë kontratë theksohej se modernizimi përfshinte komplet rekonstruktimin e turbinës se presionit te lartë dhe asaj të presionit të ulët, ndërsa turbina e presionit të mesëm do t’i nënshtrohej vetëm riparimit të zakonshëm kapital të saj.

JU REKOMANDOJMË

“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë
09/05/2026 - 20:10

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik, nëse jo çdo ditë, duhet të zhvillohen çdo javë. Kjo, sipas ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili,...

Më shumëDetails

Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal

Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal
09/05/2026 - 19:53

Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë ndarë pamje ku shihen disa fermerë që protestojnë duke derdhur qumështin, si shenjë pakënaqësie ndaj zbritjes së çmimit për litër. Në...

Më shumëDetails

Kurti e vlerëson ‘‘domethënëse’’ dhe të ‘‘rrallë’’ bashkimin e VLEN në një parti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje

Kurti e vlerëson ‘‘domethënëse’’ dhe të ‘‘rrallë’’ bashkimin e VLEN në një parti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje
09/05/2026 - 19:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kongresin e VLEN-it që po mbahet në Shkup, tha se është kënaqësi e veçantë siç tha “të gjendem...

Më shumëDetails

Haxhi Avdyli i ankohet Kurtit se po i thonë “bir shk*au”: Më keni prekë në plagë që nuk ua lejoj

Haxhi Avdyli i ankohet Kurtit se po i thonë “bir shk*au”: Më keni prekë në plagë që nuk ua lejoj
09/05/2026 - 19:25

Ish-deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas fyerjeve dhe akuzave të publikuara ndaj tij dhe familjes së tij në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, Avdyli...

Më shumëDetails

Pasi u zyrtarizua si kandidate e LDK-së, reagon Osmani-Tregon kush e bindi të rikthehet në këtë parti

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
09/05/2026 - 19:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një video në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale
09/05/2026 - 18:54

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë