Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

18/10/2026 - 18:14
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet private shëndetësore dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen gjetje në poliklinikën “Elita Plus” në Prishtinë.

Raporti i Inspektoratit Shëndetësor, i datës 26 janar 2026, tregon se gjatë inspektimit në laboratorin e mikrobiologjisë klinike janë gjetur antibiotikë me afat të skaduar. Inspektorati ka rekomanduar asgjësimin e tyre dhe ka paralajmëruar masa shtesë nëse nuk zbatohen rekomandimet.

Në raport bëhet e ditur se inspektimi ishte realizuar pas një ankese lidhur me mospërputhjen e rezultateve të analizave të urinokulturës në disa laboratorë privatë në Prishtinë.

Antibiotikë të skaduar në laboratorin e mikrobiologjisë

Sipas raportit të siguruar nga Veriu.info, Inspektorati Shëndetësor e ka inspektuar “Elita Plus” më 12 janar 2026, pas ankesës së protokolluar më 12 dhjetor 2025.

Gjatë kontrollit të hapësirave të laboratorit të mikrobiologjisë klinike, inspektorët kanë konstatuar praninë e antibiotikëve me afat të skaduar. Fotografitë e bashkëngjitura në raport paraqesin materiale laboratorike të evidentuara gjatë inspektimit.

Megjithatë, raporti nuk specifikon sasinë e saktë të materialeve të skaduara dhe as nuk konstaton se ato janë përdorur gjatë analizave të pacientëve.

Në mesin e rekomandimeve, Inspektorati ka kërkuar që antibiotikët me afat të skaduar të asgjësohen.

Inspektimi pas ankesës për rezultatet e urinokulturës

Sipas dokumentit të siguruar nga Veriu.info, inspektimi është realizuar për të shqyrtuar ankesën lidhur me mospërputhjen e rezultateve të analizave të urinokulturës ndërmjet disa laboratorëve privatë në Prishtinë.11

Në regjistrin e pacientëve, inspektorët kanë evidentuar një rast me numër protokolli 6, të datës 21 nëntor 2025, në të cilin rezultati i urinokulturës ishte pozitiv për bakterin ‘Proteus spp’.

Në raport përfshihet edhe deklarata me shkrim e specialistes së mikrobiologjisë, Dr. Donjeta Hajdari, e datës 20 janar 2026, lidhur me ankesën për rezultatin e analizës së pacientit.

Sipas deklaratës së saj, mostra ishte përpunuar bazuar në standardet operative për procesimin e urinokulturës. Megjithatë, për shkak të numrit të kufizuar të kolonive bakteriale në pjesën e fundit, në rezultat ishte vendosur një koment për mundësinë e kontaminimit të mostrës.

Specialistja kishte vlerësuar se kjo çështje duhej të shqyrtohej më tej nga mjeku udhëzues për testim.

Raporti i Inspektoratit dokumenton ekzistencën e ankesës dhe gjetjen e antibiotikëve me afat të skaduar, por nuk konstaton se rezultati i analizës ishte i pasaktë dhe as se materialet e skaduara kishin ndikuar në të.

“Elita Plus” mbron rezultatin e analizave

Veriu.info ka marrë edhe qëndimin e “Elita Plus” në lidhje me këtë inspektim të bërë nga inspektorët shëndetësorë dhe gjetjet e evidentuara.

“Ju informojmë se mbetjet me përmbajtje kimike në institucionin tonë grumbullohen dhe dorëzohen periodikisht për asgjësim përmes kompanisë së licencuar për këtë veprimtari. Materialet e evidentuara gjatë inspektimit kanë qenë të veçuara për asgjësim dhe gjatë procesit të grumbullimit dhe tërheqjes së mbetjeve, mund të kenë mbetur jashtë njërit prej cikleve të planifikuara të asgjësimit. Këto materiale tashmë janë asgjësuar. Theksojmë se gjatë inspektimit është konstatuar prania e materialeve me afat të skaduar dhe jo përdorimi i tyre në procesin e analizave laboratorike”, thuhet në përgjigje.

Tutje, “Elita Plus” mbron rezultatin e analizave për të cilat është bërë ankesë, duke thënë se mostra është procesuar sipas procedurave standarde.

“Sa i përket rastit të përmendur të urinokulturës, sqarimet profesionale janë dhënë zyrtarisht pranë Inspektoratit Shëndetësor, ku është sqaruar se mostra është procesuar sipas procedurave standarde operative dhe se në rezultat është përfshirë komenti për shqyrtimin e mundësisë së kontaminimit të mostrës”, kanë deklaruar nga “Elita Plus” për Veriu.info.

Kush është “Elita Plus”?

Sipas raportit, poliklinika private “Elita Plus” në Prishtinë posedon licencën me numër 144/2024, e vlefshme deri më 7 prill 2029.

“Elita Plus” në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës figuron si kompani e themeluar në vitin 2020, në pronësi të Ajhan Sefedini dhe Erduan Sefedini.

Aktivitet kryesor të biznesit në ARBK ka të regjistruar “aktivitetet e spitaleve”.

Foto: Erduan Sefedini - bashkëpronar i "Elita Plus"
Foto: Erduan Sefedini – bashkëpronar i “Elita Plus”
Foto: Ajhan Sefedini - bashkëpronare i "Elita Plus"
Foto: Ajhan Sefedini – bashkëpronare i “Elita Plus”

Më poshtë keni pamjet e antibiotikëve me afat të skaduar të gjetur në “Elita Plus”;

LEXONI EDHE:

Inspektorati ia ndaloi shërbimet e palicencuara dhe e gjobiti, por “Spitex Plus” vazhdon të paraqitet rrejshëm si klinikë (Dokument/Foto)

 

 

Tags: Ajhan SefediniElita PlusErduan SefediniPoliklinika

JU REKOMANDOJMË

Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
18/10/2026 - 18:34

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen...

Më shumëDetails

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje
18/10/2026 - 18:32

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe që t’i bashkohen mosbindjes civile, në mbështetje të protestave të studentëve...

Më shumëDetails

Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës
18/10/2026 - 18:30

Konflikti i njohur shumëvjeçar në Dukagjin mes familjeve Elshani dhe Kelmendëve s’ka të ndalur. Një therje me thika ka ndodhur sot në Pejë ku kanë qenë të përfshirë...

Më shumëDetails

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate
18/10/2026 - 17:43

Sot një javë, partitë shqiptare në Serbi do të garojnë së bashku. Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi në emisionin “Info Magazine” bëri të ditur se...

Më shumëDetails

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin
18/10/2026 - 17:32

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat...

Më shumëDetails

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë
18/10/2026 - 17:13

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    226 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 57
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë