Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka takuar sot drejtoreshën e spitalit të Vushtrrisë, Shefkije Shatrin, si dhe radiologen Bahrije Ademi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në kuadër të muajit tetor për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.
Ujkani ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kontrollave të hershme nga gratë dhe vajzat.
Postimi i plotë:
Në kuadër të muajit tetor për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, sot takova drejtoreshën e spitalit Sheikh Zayed, znj. Shefkije Shatri dhe radiologen znj. Bahrije Ademi.
U njoftova nga afër për shërbimet që ofrohen në spital dhe për shërbimin në rritje të mamografisë.
Me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve të hershme, edhe mami im, sot pati një ekzaminim mamografik në spitalin Sheikh Zayed.
Është jetike që gratë dhe vajzat mos të hezitojnë të bëjnë kontrolle mjekësore dhe mamografi në ditët e mbetura të këtij muaji, dhe muajve pasues, sepse zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. 🌸













