Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokumentet “e zhdukura”/ Gërvalla: Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit

25/10/2024 - 21:57
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla për Lajçakun: E çoi në dështim dialogun, s’ka pasur strategji të mirëfilltë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës reagoi sot pas raportimeve rreth shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik për ofrimin e shërbimeve postare diplomatike.

Përmes një postimi, MPJD-ja bën të ditur se operatori në fjalë ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe se i njëjti kishte shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgim të dokumenteve, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla u shpreh se deklaratat që po bëjnë opozita lidhur me këtë, “nuk janë asgjë më shumë se shpifje të turpshme dhe përpjekje të dëshpëruara për të manipuluar opinionin publik”

Gërvalla konfirmoi se nuk ka humbur asnjë dokument, vetëm ka vonesë në arritjen e tyre në destinacion, të cilën gjë e ka adresuar edhe tek organet kompetente.

“Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit, keqmenaxhimit, ryshfetit, korrupsionit dhe blerjes së gradave diplomatike,  me sulme të reja të mbështetura në dezinformata, duke publikuar tituj që reflektojnë dëshirën e tyre dhe të financuesve të tyre për ta parë Kosovën të dëmtuar e të njollosur, por jo realitetin e ri ku ligji tashmë sundon në tërësi. MPJD vazhdon me përkushtim t’u shërbejë mërgimtarëve tanë, duke ndëshkuar sipas ligjit çdo akt papërgjegjësie dhe duke siguruar që përgjegjësitë ligjore të respektohen deri në fund” u shpreh Gërvalla.

Paraprakisht, MPJD-ja deklaroi se ka ndërmarrë masa në shkëputjen e kontratës me operatorin përgjegjës.

“Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

JU REKOMANDOJMË

Pasi u zyrtarizua si kandidate e LDK-së, reagon Osmani-Tregon kush e bindi të rikthehet në këtë parti

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
09/05/2026 - 19:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një video në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale
09/05/2026 - 18:54

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit,...

Më shumëDetails

Shiu s’i pengon kosovarët, mbi 17 mijë persona e mbi 11 mijë automjete shkuan në Shqipëri vetëm 24 orët e fundit

Shiu s’i pengon kosovarët, mbi 17 mijë persona e mbi 11 mijë automjete shkuan në Shqipëri vetëm 24 orët e fundit
09/05/2026 - 18:45

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë. Qytetarët kosovarë vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavat, kryesisht...

Më shumëDetails

VV 60%? Maliqi: Dëshirat janë një gjë tjetër faktet diçka tjetër, skenari realist është të kthehemi afër 41%

VV 60%? Maliqi: Dëshirat janë një gjë tjetër faktet diçka tjetër, skenari realist është të kthehemi afër 41%
09/05/2026 - 18:19

Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk mund të arrijë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo...

Më shumëDetails

Kurti godet Vjosa Osmanin: Vullneti i popullit nuk është një nen kushtetues me të cilin mund të abuzojë dikush

Kurti godet Vjosa Osmanin: Vullneti i popullit nuk është një nen kushtetues me të cilin mund të abuzojë dikush
09/05/2026 - 18:08

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ,e ka goditur Vjosa Osmanin, e cila u...

Më shumëDetails

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
09/05/2026 - 18:00

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë me përqindje për mundësitë e LDK-së dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit. “E bëra një ushtrim me të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë