Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë

26/10/2024 - 09:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

22:48 / E Premte, 25 Tetor 2024 / FRKurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në Akademinë Përkujtimore që u mbajt në nderim të mjeshtrit të skulpturës, Luan Mulliqi, në atelienë e tij në Matiqan.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se sonte përkujtojmë së bashku një artist me talent të rrallë, një akademik fort të nderuar dhe njëkohësisht një njeri me shpirt të madh, Luan Mulliqin. Kjo mbrëmje, shtoi ai, është një homazh për jetën dhe veprën e tij, një jetë që ka lënë trashëgimi të çmuara të artit dhe kulturës sonë.

“Luan Mulliqi u dallua për veprat e tij që gjenden në galeri dhe muze të njohur ndërkombëtar, por edhe për lidhjet e tij me njerëz të shquar, si shembull që Mulliqi na e mësoi për fuqinë e artit, si urë lidhëse mes njerëzve, popujve, kulturave. E prania e tij ka mbetur e përhershme në hapësirat e përbashkëta publike nëpërmjet shtatoreve e busteve që janë të vendosura gjithandej kryeqytetit, qyteteve, vendit tonë, Kosovës. Në Prishtinë Luanin e gjejmë te busti i Madeleine Albright, te Ismail Qemali, Fehmi Agani, Bob Dole, e në Gjakovë e gjejmë te busti i poetit Ali Podrimja, kurse në Shqipëri te skulptura monumentale e Nënës Terezë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Duke kujtuar figurën e artistit, kryeministri tha se jemi të vetëdijshëm se trashëgimia e tij nuk është thjesht një koleksion veprash arti, por një shembull i devocionit dhe dashurisë për artin dhe për vendin. ‘’Përmes Fondacionit “Luan Mulliqi”, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tij, të përkrahim artistët e rinj, dhe të ruajmë gjallë kujtesën e tij në çdo përpjekje artistike’’, u shpreh ai.

Në përfundim, ai tha se Luan Mulliqi nuk është më fizikisht në mes nesh, por emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë, si një burim frymëzimi për brezat që vijnë si të artistëve po ashtu edhe të artdashësve, gjersa ai vinte nga populli vetë dhe i rikthehej popullit me këto vepra artistike, të cilat do t’i kemi përjetë.

JU REKOMANDOJMË

Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues

Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues
19/10/2026 - 14:52

Çlirim Haziri, drejtues i iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, në konferencën e sotme për media ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës veprime konkrete dhe angazhim të...

Më shumëDetails

Babai i Auron Ferizit shpërthen në lot: Së paku burgim të përjetshëm për të akuzuarin

Babai i Auron Ferizit shpërthen në lot: Së paku burgim të përjetshëm për të akuzuarin
19/10/2026 - 14:40

Babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, ka kërkuar drejtësi për të birin, një ditë para shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e tij. I ftuar në emisionin “Kosova Live”,...

Më shumëDetails

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
19/10/2026 - 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja i cili ka vendosur që të mos iu subvencionojë...

Më shumëDetails

Kompletohet Grupi Punues për Apelin në Hagë, këta janë anëtarët e partive

Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së
19/10/2026 - 13:33

Është kompletuar Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë. Në mbledhjen e sotme të kryesisë...

Më shumëDetails

Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
19/10/2026 - 13:30

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke thënë se varfëria, shëndetësia...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht
19/10/2026 - 13:12

Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    480 Shpërndaje
    Shpërndaje 192 Tweet 120
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë