Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia del me detaje për rastin në sheshin e Mitrovicës së Veriut

26/10/2024 - 18:36
në Kryesore, Lajme
A A
Policia del me detaje për rastin në sheshin e Mitrovicës së Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka dalë me detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut.

“Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare njofton mediat dhe opinionin e gjerë se, me datën 26.10.2024, rreth orës 02:35, njësia policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare te ura qendrore afër sheshit Car Llazar, ka hasur në personin (M.S.), i cili tentonte të dëmtojë gjera dhe pajisije të ndryshme të cilat ishin të rrethuara me rrjetë (mbyllëse), e të cilat ishin pronë e një dyqani”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, personi i dyshuar papritmas ka dëmtuar rrjetën dhe duke kaluar mbi rrjete, ka hyrë në pronë private duke dëmtuar gjera të ndryshme.

Zyrtarët policorë fillimisht kanë kërkuar që personi të ndalojë veprimet e tij, por i njejti duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policor, ka filluar të përdorë shprehje të ndryshme dhe të ofendojë zyrtarët policorë në gjuhën serbe.

“Edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të njejtin ta ndalojnë së vepruari dhe së fyeri, i njejti nuk ka ndaluar dhe nuk iu është bindur urdhrave të ligjshëm policorë, andaj zyrtarë janë detyruar që të njejtin ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor”, ka sqaruar policia.

I njejti dyshohej se ka qenë nën ndikim të alkoolit, ku është provuar t’i bëhet alkool- testi, por i njejti ka refuzuar.

Ndaj të dyshuarit, sipas procedurave të parapara ligjore, policia i ka shqiptuar një kundërvajtje për vandalizëm dhe më pas është liruar.

Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, për të hetuar pretendimet e ngrituara se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e pronës publike dhe private, si dhe trajtimin e të gjithë qytetarëve pa dallim sipas procedurave të parapara ligjore”, thuhej në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri
19/10/2026 - 12:45

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë deklaruar për herë të parë për shpërthimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka dërguar...

Më shumëDetails

Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
19/10/2026 - 12:34

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:0 Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit...

Më shumëDetails

Konflikti i përgjakshëm Elshani–Kelmendi rikthehet në vëmendje – theret 15-vjeçari në Pejë, i dyshuari gjithashtu i mitur

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
19/10/2026 - 12:06

Një therje me thikë mes dy të miturve në Pejë ka rikthyer në vëmendje një nga konfliktet më të rënda familjare të pasluftës në Kosovë, atë mes familjeve...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

Kadrijaj: Për shkak të Kurtit jemi vendi me më pak perspektivë në Ballkan
19/10/2026 - 11:43

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën...

Më shumëDetails

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë
19/10/2026 - 11:31

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një e-mail kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed...

Më shumëDetails

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
19/10/2026 - 10:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    472 Shpërndaje
    Shpërndaje 189 Tweet 118
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë