Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV.
Mes shumë temash, Haliti ka folur edhe për kryetarin e komunës së Pejës, dhe mënyrës se si ai arriti të mbizotërojë skenën politike në këtë qytet.
Deputeti i PDK-së që vjen nga ky qytet dhe që është kryetar i kësaj partie atje, ka thënë se Gazmend Muhaxherrin e njohin Peja si dhe axha i tij ka qenë historikisht kryetar i LDK-së në këtë komunë dhe kjo ka ndikuar në përkrahjen popullore për kryetarin aktual.
Një faktor tjetër që ka ndikuar sipas Halitit është edhe guximi i Gazmend Muhaxherrit për t’u përballë me AAK-në në Pejë.
Kujtojmë që LDK doli shumë dobët në aspektin elektoral më 2007 dhe 2009, për t’u ringritur me kryetarin aktual.
Intervista: