Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historike: Kosova pranohet në elitën botërore të mjekësisë sportive

27/10/2024 - 15:48
në Kryesore, Lajme
A A
Historike: Kosova pranohet në elitën botërore të mjekësisë sportive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova hyn fuqishëm në historinë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si anëtare e rregullt. Ky vendim, u mor në mbledhjen e Këshillit të Delegatëve në Dubai të shtunën më 26 tetor.

Përveç një abstenimi nga Gjeorgjia, të gjitha vendet e pranishme votuan unanimisht për anëtarësimin e Kosovës, duke pranuar me entuziazëm projektin e Asociacionit të Kosovës për Mjekësi Sportive (KASEM), një iniciativë që u themelua nën iniciativën e UBT-së.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm për të paraqitur prezantimin dhe për ta bërë këtë kërkesë historike. Ai falënderoi delegatët për kontributin e tyre në këtë proces dhe e vlerësoi Komitetin Ekzekutiv për pranimin e vendimit në Këshillin e Përgjithshëm të Delegatëve. Një falënderim i veçantë shkoi për Profesor Norbert Bachl, i cili ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për Kosovën në ndihmën e ndërtimit të strukturave të nevojshme për anëtarësim, si dhe Presidentin e FIMS, Prof. Fabio Pigozzi.

Rektori Hajrizi theksoi se Kosova do të jetë një anëtare e angazhuar dhe e përgjegjshme, e gatshme për të kontribuar në zhvillimin e mjekësisë sportive në nivele të reja ndërkombëtare. Ky anëtarësim përfaqëson jo vetëm një sukses të madh për Kosovën, por edhe një mundësi për të promovuar dhe zhvilluar edhe më shumë mjekësinë sportive me standarde ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Kosova përfundimisht po krijon një rrugë të re për sportistët dhe profesionistët e mjekësisë sportive, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt një të ardhme më të ndritur. Anëtarësimi në FIMS është një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të Kosovës për të avancuar këtë disiplinë në nivel botëror, duke u bërë një model frymëzues për vendet e tjera.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, përveç anëtarësimit, Rektori Hajrizi mori pjesë në Kongres, vizitoi panairin e teknologjisë në mjekësinë sportive dhe zhvilloi biseda me kompani për bashkëpunim me UBT dhe Kosovën. Rektori Hajrizi gjithashtu realizoi një sërë takimesh të ndryshme me delegatë dhe ekspertë nga vende të ndryshme, duke përfshirë përfaqësues të komiteteve olimpike të botës.

Gjatë vizitës në Universitetin e Dubait për Mjekësi, ai gjithashtu mori pjesë në një konferencë paralele për ortopedi dhe pati një takim me Prof. Filippo Parisi nga Italia, udhëheqës i Shoulder Academy, me të cilin do të vazhdojë bashkëpunimi për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË

Një ditë para seancës së kuvendit, Abdixhiku mbledh grupin parlamentar të LDK-së

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
05/08/2026 - 13:19

Një ditë pas takimit konsultativ me Albin Kurtin dhe një ditë para seancës konstituive të kuvendit, Lumir Abdixhiku do të mbledhë sot grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë

Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë
05/08/2026 - 13:10

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit për shkak të dyshimit të bazuar se...

Më shumëDetails

Pesë zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori, dyshohen se falsifikuan dokumente komunale

Pesë zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori, dyshohen se falsifikuan dokumente komunale
05/08/2026 - 12:50

Përfaqësuesve të Listës Serbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, u është dorëzuar ftesë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që, në cilësinë e...

Më shumëDetails

Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

Pak më ndryshe se VV-ja, Liburn Aliu ia bën “like” një postimi për protestën kundër Gjykatës Speciale
05/08/2026 - 12:40

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Sipas raportimit të Klan Kosovës, Aliu ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale bashkë me...

Më shumëDetails

Ymeri: Refuzimi i Qeverisë së VV’së për projektet amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
05/08/2026 - 12:33

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, tha se refuzimi apo shtyrja e projekteve amerikane për gazin nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit bazohet blanko te tregtia...

Më shumëDetails

Inspektorët komunalë inkuadrohen në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

Inspektorët komunalë inkuadrohen në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut
05/08/2026 - 12:29

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur zyrtarisht inspektorët komunalë, të cilët tashmë do të veprojnë në kuadër të Inspektoratit Qendror...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë