Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është duke qëndruaer në Suedi, ku ka takuar bashkëatdhetarë nga Kosova.
Ai shkruan se bisedat mes tyre kanë qenë të mbushura me ide dhe shpresë, por në pamjet e publikuara nga vetë deputeti, shihet se karrigat janë të zbrazëta, shkruan Veriu.Info.
Kjo nuk qe hera e parë për partinë e Lëvizjes Vetvendosje që salla nuk u mbush nga karriget. Një gjë e tillë i ndodhi edhe kryeministrit Albin Kurti, në një vend tjetër të mbushur me shqiptarë nga mërgata.