Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV thotë se e ka shumicën në Kuvend, shoqëria civile thotë që jo

27/10/2024 - 20:54
në Kryesore, Lajme
A A
VV thotë se e ka shumicën në Kuvend, shoqëria civile thotë që jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në listën prej 120 emrave, çdo i dyti kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje është bërë deputet, statistikë e pa arritur në historinë e Kosovës.Gati katër vjet pas, gjërat kanë ndryshuar. Drita Millaku, Eman Rrahmani, Visar Korenica, Doarsa Kica-Xhelili, Haki Abazi e Fatmir Humolli, 6 deputetë janë larguar, duke e lënë Vetëvendosjen me 53 deputetë brenda Kuvendit.

Krahas largimeve janë shtuar edhe rastet kur Kryeparlamentari Kojnufca i fton deputët të shpërndahen me këtë fjali.Megjithatë deputetë të partisë në pushtet insistojnë se akoma e kanë shumicën në parlament, por duke llogaritur edhe në mbështetjen e deputëve nga komunitetet.

Deputetja Fitore Pacolli thotë se kohëve të fundit problem kanë qenë angazhimet e deputetëve jashtë shtetit.“Ne po bëjmë përpjekje që ditëve në vijim të mbajmë një mbledhje të Kuvendit ku do të kemi shumicën e deputetëve, të kalojmë të gjitha ligjet që i kemi në rend të ditës, dhe pastaj do të përgatitemi për ligjet e tjera”, ka thënë Fitore Pacolli – Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Me arsyetimin e Pacollit nuk pajtohet, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.“Po shihet që edhe kjo javë tashmë është me mungesë të seancës që ne besojmë për shkak të mungesës së votave, në seancë plenare nuk do të ketë një seancë të tillë”, ka thënë Naim Jakaj – hulumtues i lartë në IKD.

Çështje tjetër në të cilën Pacolli llogaritë në ndihëmn e të tjerëve është votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo thotë se llogarisin në vullnetin e opozitës e cila sipas saj duhet ta ndjekë shembullin e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë.“Është e turpshme të arrijmë një marrëveshje ndërkombëtare me një shtet evropian dhe pastaj të mos arrijmë ta kalojmë në Kuvend, për shkak të inateve që mbanë opozita, me neve”, ka thënë Fitore Pacolli – Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Optimizmin, Pacolli e përforcon edhe për votimin e buxhetit për vitin 2024, i cili pret të votohet pa asnjë problem. E për këtë sfidë Jakaj, çelësin e suksesit thotë se e ka opozita në duar.“Shumica parlamentare ka përdorur arrogancën në vitet e kaluara, në ndërkohë tashmë këtë vit do të jetë përballë një sfidë për të cilën besojmë që tashmë do të kërkojë edhe votën e opozitës, por për ta kërkuar votën e opozitës, një shumicë parlamentare e tillë siç është e Lëvizjes Vetëvendosje, që për pak numra nuk do të mund ta kalojë projektligjin, atëherë do të duhej që të dialogojë dhe të komunikojë e të negocioj në mënyrë transparente që një projektligj të kalojë me kushtëzimin që ndoshta opozitës t’i miratohet ndonjë projektligj tjetër”, ka thënë Naim Jakaj – Hulumtues i lartë në IKD.

Sipas të dhënave të IKD-së, Qeveria e ka realizuar vetëm 29% të projektligjeve të planifikuar për këtë vit, nga 119 janë miratuar 35 projektligje./dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Rama: Protesta të ngjashme po zhvillohen në Francë, Itali e Belgjikë, por askund nuk përkrahet dhuna ndaj policisë

Rama: Protesta të ngjashme po zhvillohen në Francë, Itali e Belgjikë, por askund nuk përkrahet dhuna ndaj policisë
19/10/2026 - 08:43

Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit mbi protestat e dhunshme që po ndodhin në vend. Rama nënvizoi se...

Më shumëDetails

Gjashtë ditë protesta në Tiranë, reagon Daniel Serwer

Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s’është shenjë e mirë për Kosovën
19/10/2026 - 08:31

Daniel Serwer profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë...

Më shumëDetails

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Kamberi: Do të vazhdojmë ta ballafaqojmë Serbinë me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në Luginë
19/10/2026 - 08:14

Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi, në emisionin “Info Magazine” deklaroi se politikanë në Serbi vazhdojnë ende me ëndrrën e tyre kolonialiste. Sipas tij, ka ende...

Më shumëDetails

Komisioni për Integrim Evropian dhe ai për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhen sot

Sot mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore
19/10/2026 - 08:00

Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 19 tetor. Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor...

Më shumëDetails

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    453 Shpërndaje
    Shpërndaje 181 Tweet 113
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë