Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtyhet gjykimi ndaj dy mjekëve që akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

27/10/2024 - 22:23
në Kryesore, Lajme
A A
Shtyhet gjykimi ndaj dy mjekëve që akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mungesë të gjyqtares Naime Krasniqi-Jashanica, ka dështuar të mbahet seanca ku mjekët Alban Gjonbalaj dhe Arben Kutllovci ngarkohen se duke përdorur mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit, ka ardhur deri te vdekja e pacientes, tani të ndjerës T.H

Mungesa e gjyqtares Krasniqi-Jashanica lidhet me shkaqe shëndetësore të kësaj të fundit, çka ka rezultuar në shterjen e seancës,.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 31 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Alban Gjonbalaj dhe Arben Kutllovci, gjatë punës së tyre si mjekë, me rastin e dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, nuk i kanë zbatuar rregullat e profesionit të kujdesit shëndetësor duke vepruar haptazi në mënyrë të pakujdesshme, duke përdorur mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit, ku si rezultat i këtyre veprimeve, ka ardhur deri te vdekja e pacientes, tani të ndjerës T.H.

Në aktakuzë thuhet se më 4 tetor 2020, gjatë trajtimit mjekësor, kryerjes së rezonancës magnetike për pacienten, tani të ndjerën T.H., i pandehuri Arben Kutllovci është dakorduar me të dëmtuarën – dëshmitaren Lutfije Haxhiu që më 4 tetor 2020 të kryhet rezonanca magnetike për vajzën e saj. Mirëpo, paraprakisht me rastin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore ka pranuar dhe udhëzuar ekzaminimin e “MRI ALL Body”, në kundërshtim më praktikat dhe legjislacionin në fuqi, duke kryer një intervenim të tillë pa qenë i pajisur me udhëzimin për ekzaminim si dhe nuk ka bërë evidentimin e personelit mjekësor dhe dokumentacionit shëndetësor dhe dokumentacionit shëndetësor.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Alban Gjonbalaj më 4 tetor 2020, rreth orës 9:15 në ambientin e Klinikës “CT SCANER” (Institucion Privat Shëndetësor), me rastin e ofrimeve shëndetësore, ka vlerësuar në mënyrë joprofesionale gjendjen e pacientes tani të ndjerës T.H, duke mos bërë matjen e peshës trupore.

Aty thuhet se ekzaminimi i të ndjerës është bërë pa udhëzime mjekësore si dhe incizimi i rezonancës magnetike të tërë trupit të pacientes është bërë pa prezencën e mjekut specialist të Radiologjisë, por në vend të mjekut ka qenë prezent Muhamet Berisha – Teknik i Radiologjisë pa licencë valide të punës.

Sipas aktakuzës, si pasojë e mostrajtimit të duhur nga specialistët përkatës, ku i pandehuri Gjonbalaj ia ka dhënë dozën e parë të anestezionit pacientes, ku pas 10 -15 minutash të njëjtës i është dhënë edhe doza e dytë, kështu duke iu përkeqësuar gjendja gjatë procedurës së “MRI”. Dhe pas përkeqësimit përkundër të ndihmës së parë dhe dërgimit në urgjencën e QKUK-së, pacientja kishte ndërruar jetë.

Për këto veprime të kryer nga secili veç e veç, të lartcekurit ngarkohen për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 254 par. 8 lidhur me par.4 lidhur me par.1 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

AGK dhe disa organizata shprehen të zhgënjyera me emërimin e Rilind Gërvallës si U.D i RTK1, 3 dhe 4

AGK dhe disa organizata shprehen të zhgënjyera me emërimin e Rilind Gërvallës si U.D i RTK1, 3 dhe 4
13/05/2026 - 18:38

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi bordi i RTK-së e ka emëruar Rilind Gërvallën si ushtrues detyre i drejtorit në RTK1, RTK2 dhe RTK3. AGK-ja së...

Më shumëDetails

Mitrovicasja Fixhrije Dragaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

Mitrovicasja Fixhrije Dragaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit
13/05/2026 - 18:19

Juristja mitrovicase, Fixhrije Dragaj, do të jetë kandidate për deputete nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Kandidimi i saj vjen pas një angazhimi e përvoje...

Më shumëDetails

U përfshi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, reagon Osman Musliu

U përfshi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, reagon Osman Musliu
13/05/2026 - 18:17

Osman Musliu, hoxha nga komuna e Drenasit që është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka dalë me një shkrim pas reagimeve të shumta në lidhje me këtë....

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje
13/05/2026 - 18:05

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në një vepër të grabitjes. Në njoftimin e Policisë...

Më shumëDetails

Musliu: S’ka pasur mosmarrëveshje rreth listës, PSD ia solli Kosovës “liderin diktatorial” Albin Kurti

Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji
13/05/2026 - 17:46

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje lidhur me përpilimin e listës së kandidatëve...

Më shumëDetails

VV s’e lëshon RTK-në? Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1, 3 dhe 4

Audioincizimi i ri e demanton Rilind Gërvallën që tha se AKI nuk ia dha lajmin e Slobodna Bosna
13/05/2026 - 17:44

Rilind Gërvalla është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4. Emërimi i tij ka ardhur në mbledhjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë