Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i Progresit pritet t’u kërkojë Kosovës e Serbisë zbatimin urgjent të marrëveshjeve

28/10/2024 - 11:12
në Kryesore, Lajme
A A
Raporti i Progresit pritet t’u kërkojë Kosovës e Serbisë zbatimin urgjent të marrëveshjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, si dhe të obligimeve të tjera, të dala nga procesi i dialogut.

Kjo porosi është përfshirë në draftet e Raporteve të Progresit si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, të cilat do të miratohen në Bruksel në fund të këtij muaji.

Radio Evropa e Lirë u informua për tekstet e tyre, në të cilat të dyja palët rikujtohen se rrugëtimi i tyre drejt BE-së është i kushtëzuar me procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që tash është edhe formalisht obligim për të dyja vendet.

Në draftin e raporteve thuhet se Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në dialog, por nga to kërkohet që të demonstrojnë më seriozisht dhe në mënyrë më konstruktive përkushtim për të ecur përpara.

Kosovës dhe Serbisë u kërkohet që t’i evitojnë veprimet dhe retorikën nxitëse, që rrezikojnë stabilitetin dhe nuk janë në përputhje me dialogun dhe pajtimin.

Si pengesë në procesin e normalizimit përmendet mungesa e hapave nga ana e Serbisë për të nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, por edhe mungesa e hapave konkretë nga Kosova për të nisur procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Procesi i normalizimit [të marrëdhënieve] vazhdon të ndikohet nga mungesa e hapave të mjaftueshëm nga ana e Serbisë për të siguruar përgjegjësi dhe për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet e dhunshme nga serbët e armatosur të Kosovës ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, 2023, në Banjskë, që ishin përshkallëzimi më i rëndë në vitet e fundit”, thuhet në këtë draft-dokument.

Aty kërkohet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë masa të domosdoshme për t’i kapur dhe për t’i nxjerrë shpejt para drejtësisë kryesit e këtyre sulmeve.

Në raport vlerësohet se tensionet në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, mbeten të larta dhe përsëriten kritikat ndaj autoriteteve të Kosovës për ato që cilësohen si “veprime të pakoordinuara”, të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

Vazhdimi i bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve konsiderohet si “prapakthim serioz i Serbisë në zbatimin e obligimeve nga dialogu”.

Komisioni Evropian kërkon që palët në dialog ta respektojnë Marrëveshjen për vizitat zyrtare, t’i mundësojnë vizitat e kryenegociatorëve në territorin e vendeve të njëra-tjetrës, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale.

Bëhet thirrje, po ashtu, që funksionimi i nismave rajonale të mos ndikohet nga mospajtimet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Komisioni Evropian edhe me këtë dokument vjetor i bën thirrje Kosovës që ta nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Aty kërkohet që si bazë për këtë të jetë draft-statuti i propozuar nga disa vende evropiane, i cili u është dorëzuar palëve në tetor të vitit 2023.

Ky propozim, thuhet në raport, është i bazuar në shembujt më të mirë evropianë dhe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, për propozimin që është dorëzuar nga ana e ekipit menaxhues, i përbërë nga serbët e Kosovës, thuhet se nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjet e dialogut, ndaj kërkohet që si bazë të merret pikërisht ai që quhet “propozimi evropian”.

Në draft-raportin për Serbinë thuhet se obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve janë pjesë formale e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në BE, në kapitullin 35.

Kështu që për Serbinë, kapitulli 23, që ka të bëjë me sundimin e ligjit, dhe normalizimi i raporteve me Kosovën do të kushtëzojnë dinamikën e tërë procesit të integrimit të saj në BE.

Paketa e zgjerimit dhe Raportet e Progresit për dhjetë vende në këtë proces do të miratohen në takimin e Komisionit Evropian të mërkurën, më 30 tetor, në Bruksel.

Do të jetë kjo paketa e fundit që miratohet nga kjo përbërje e Komisionit Evropian, pasi, së shpejti, mandatin e ri pesëvjeçar do ta nisë Komisioni me përbërje të re. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Rama: Protesta të ngjashme po zhvillohen në Francë, Itali e Belgjikë, por askund nuk përkrahet dhuna ndaj policisë

Rama: Protesta të ngjashme po zhvillohen në Francë, Itali e Belgjikë, por askund nuk përkrahet dhuna ndaj policisë
19/10/2026 - 08:43

Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit mbi protestat e dhunshme që po ndodhin në vend. Rama nënvizoi se...

Më shumëDetails

Gjashtë ditë protesta në Tiranë, reagon Daniel Serwer

Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s’është shenjë e mirë për Kosovën
19/10/2026 - 08:31

Daniel Serwer profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë...

Më shumëDetails

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Kamberi: Do të vazhdojmë ta ballafaqojmë Serbinë me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në Luginë
19/10/2026 - 08:14

Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi, në emisionin “Info Magazine” deklaroi se politikanë në Serbi vazhdojnë ende me ëndrrën e tyre kolonialiste. Sipas tij, ka ende...

Më shumëDetails

Komisioni për Integrim Evropian dhe ai për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhen sot

Sot mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore
19/10/2026 - 08:00

Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 19 tetor. Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor...

Më shumëDetails

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    453 Shpërndaje
    Shpërndaje 181 Tweet 113
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë