Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi gjatë një vizite në Gjermani është takuar me Sekretaren Shtetëror të Autoritetit për Punën, Shëndetësinë, Çështjet Sociale, Familjen dhe Integrimin, Petra Lotzkat, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm ne mes dy shteteve tona, duke u fokusuar tek projektet komunale, shkëmbimin e studentëve, dhe qeverisjen e hapur.
“Në Gjermani zhvilluam takime produktive në kuadër të fuqizimit të zhvillimit ekonomik lokal dhe promovimit të qeverisjes së hapur. Me Sekretaren Shtetëror të Autoritetit për Punën, Shëndetësinë, Çështjet Sociale, Familjen dhe Integrimin, Petra Lotzkat, diskutuam për bashkëpunimin e mundshëm ne mes dy shteteve tona, duke u fokusuar tek projektet komunale, shkëmbimin e studentëve, dhe qeverisjen e hapur. Përderisa delegacioni ynë takoj edhe përfaqësues e OGP ne Hamburg, ku janë diskutuar përvojat e shteteve tona gjatë procesit në antarësim në OGP dhe OGP local. Në kuadër të këtyre takimeve kemi shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me qytetin/shtetin e Hamburgut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.











