
Në pjesen e Mitrovicës veriore para disa muajsh u bë një zhurmë e madhe në lidhje me dinarin. Për disa kohë kjo u konsiderua çështje e mbyllur.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në muajin shkurt të këtij viti, kishte thënë se tranzicioni i dinarit do zgjasë deri në tre muaj, konkretisht deri në muajin maj, shkruan Veriu.Info
Por siç duket tema e dinarit po bënë bujë prapë në vendin tonë. Ditë më parë u raportua se në Mitrovicën e Veriut në momentin e realizimit të pagesave, edhe nëse paguan me euro, paratë që të takojnë të kthehen në dinar.
E për ta vërtetuar këtë gjë, ekipi i Veriu.Info, ishte pikërisht në pjesën veriore dhe bëri një storje në lidhje me pagesat mes valutave të euros dhe dinarit.
Qytetarët realisht po paguanin me të dy valutat, pra për ta valide ishin edhe valuta e dinarit por edhe ajo e euros. Për të parë më shumë se si realizoheshin pagesat dhe me çfarë valute realizoheshin ato, shikojeni kronikën e përgatitur nga ekipi i Veriu.info.
VIDEO: KËTU











