
Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë të ditur se në Budapest të Hungarisë janë deputetët shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, transmeton VeriuInfo.
Ajo thotë se gjatë këtij takimi biseduam për koordinim të agjendës evropiane që avancojnë pozicionin e shqiptarëve.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Kënaqësi të takohem në Budapest me deputetët shqiptarë🇦🇱
Zëri i Republikës së Kosovës nuk mungon në asnjë organizatë edhe pse nuk jemi pjesë e tyre sepse përfaqësimi i Kosovës anembanë botës bëhet nga deputetët shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Gjatë këtij takimi biseduam për koordinim të agjendës evropiane që avancojnë pozicionin e shqiptarëve.
E falënderova për pritjen ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hungari z. Delfin Pllana.












