Zyra për Kosovën në Qeverisë ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ai si kryeministër nuk mund ta themeloj Asociacionin dhe se Serbia po kërkon Asociacion që minon Kushtetutën.
Petar Petkoviq, drejtor i kësaj zyre ka thënë se kryeministri Kurti “nuk duhet të mashtrojë opinionin ashtu siç po bën duke përmendur Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse ky është një zotim që Kosova e ka marrë në vitin 2013 dhe e ka inkorporuar në sistemin e saj ligjor, duke e ratifikuar me dy të tretat e shumicës së saj në parlament”, transmeton Paparaci.
“Formimi i Asociacionit është bërë detyrim i tyre i brendshëm”, ka thënë Petkoviq, shkruan Tanjug.











