Analisti politik, Petri Zogaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është kthyer në mashtrues ordiner.
Ai e ka publikuar në Facebook letrën që Qeveria e Kosovës e kishte dërguar në KiE ku ishin zotuar për krijimin e një draftstatuti për Asociacion dhe dërgimin e tij në Kushtetuese deri në fund të muajit maj.
Ai tha se Kurti u thotë qytetarëve të Kosovës se nuk e bënë Asociacionin, kurse instiutcioneve ndërkombëtare u premton kirjimin e tij.“Qytetareve te Kosovës u thotë nuk e bëjmë asociacionin, ndërsa institucioneve ndërkombëtare u dërgon letra qe do ta bejne-sikur kjo ne foto. Pastaj, del prape thotë se nuk do ta bëjnë. Është kthyer në një mashtrues ordiner, qe tashme s’i beson kush, sidomos jashtë Kosovës.”, ka shkruar ai në Facebook.