Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka vazhduar takimet masive me qytetarë në Kaçanik.
Hamza ka thënë se me kompetencë do t’i përmbushin pritjet e qytetarëve.
Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, Hamza ka premtuar perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Për të moshuarit, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërsa, ndërmarrësve, Hamza u ka premtuar mbështetje deri sa të forcohen.
Ai ka thënë se çdo zyrtar, mjek e mësimdhënës, polic, zjarrfikës e ushtar, do të ketë paga të dinjitetshme, motiv dhe krenari.
“Si çdoherë, mobilizim i jashtëzakonshëm në Kaçanik.
Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari. Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam!”, ka shkruar Hamza.