Analisti Visar Ymeri ka thënë se rritja e pagës nga qeveria Kurti është një “manovër elektorale”.
Ai ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se kjo rritje nuk i impresionon qytetarët sepse është e “vagët”.
“Ky vendim shkon në vi me sjelljen e kryeministrit që e kemi pa në disa raste të tjera në të cilin ai e percepton, ai e kupton tjetrin, qytetarin në këtë rast puntorin në sektorin publik si njeri që smerr vesh edhe thotë unë ia qes 55 euro më shumë dhe ai mashtrohet me qito… dhe mendoj që kjo është sjellja”, ka thënë ai.
Ymeri gjithashtu tha se kryeministri sot i ka thënë tri të pavërteta.
“E para tha, është hera e parë që qeveria e tij është që vepron me lig për paga- sështë e vërtetë, Ligji për paga është miratu në vitin 2018/19…”, është shprehur ai në Debat Plus.