Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të pësojë rënie të elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.
Në “Debat Plus” në TV Dukagjini, Haradinaj u shpreh se LVV-ja do të marrë më pak se 30 ulëse në Kuvend, transmeton IndeksOnline.
Ai shtoi se partitë aktuale në opozitë, PDK, LDK dhe AAK, do të marrin më shumë se 20 ulëse.
Kujtojmë se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.