Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Lojë politike para zgjedhjeve”/ Lekaj për Asociacionin: Po i vjen fundi mashtrimeve të Kurtit

30/10/2024 - 11:42
në Lajme
A A
Lekaj: Nuk do të votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria të përmirësohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çështja e Asociacionit është bërë sërish temë aktuale. Kryeministri Albin Kurti tha se kryeministrat nuk bëjnë Asociacione, derisa ka thënë se po ta pranonte Asociacionin e propozuar, ai do ta minonteKurti ka thënë se para ndërkombëtarëve ka shprehur gatishmërinë për të shkruar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se për këtë është refuzuar.

Ai gjithashtu tha se meqenëse Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, duke shtuar se kjo duhet të vijë nga komunat.Por, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë për Gazeta Blic se Asociacioni është mashtrimi i radhës nga Qeveria, derisa kjo thotë se po bëhet tani në kohë zgjedhjesh.

“Sa i përket asociacionit dhe marrëveshjes së Brukselit, i dini deklarimet e kryeministrit. Ai e ka pranuar një marrëveshje të tillë dhe po ashtu aneksin, por ai ka deklaruar se Vuçiq nuk e ka pranuar. Mirëpo ne i pamë deklaratat e zyrtarë të lartë të BE-së që thanë se janë detyrime të obligueshme për të dyja palët. Prandaj ky është mashtrimi i radhës dhe deklaratat e kryetarit të Kuvendit dje janë më tepër politike dhe elektorale sepse kemi hyrë në një fazë parazgjedhore dhe janë për konsum të brendshëm dhe mashtrime për qytetarët e Kosovës. Shkurt, qeveria e Kosovës e ka pranuar marrëveshjen dhe është e obligueshme që ta dërgojë në kushtetuese”, u shpreh ai.Loja e quan lojë politike Asociacionin, teksa thotë se Kurti nuk do ta dërgojë në Kushtetuese këtë mandat, por kanë premtuar se do ta bëjnë në mandatin tjetër nëse vijnë në Qeveri.

“Mendoj që janë lojëra politike elektorale dhe mashtrim i radhës, s’do ta dërgojnë në Kushtetuese këtë mandat dhe me siguri që kanë premtuar që do ta dërgojë asociacionin në Kushtetuese nëse vijnë në qeveri, që nuk besojnë që vijnë. Jemi mësuar me mashtrimet e z.Kurti dhe të gjitha digastereve që janë marrë me dialog. Ne nuk dialog dhe përkundrazi ne kemi sanksione për mosveprim”, vlerëson Lekaj për Gazeta Blic.Deputeti potencon se askush s’ka të drejtë ta thotë mendimin e Kushtetueses, teksa flet për deklaratën e Kurtit se Asociacioni do ta minonte Kushtetutën.

“Askush nuk ka të drejtë ta thotë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, ne duhet t’i besojmë asaj gjykate. E kemi bërë të qartë që nuk është dashur të pranohet një asociacion me kompetenca ekzekutive, këta e kanë pranuar dhe tani bëjnë manovra me qytetarët e Kosovës. Për 4 vite kemi qenë në terr informativ, me mashtrime dhe ja që ngadalë po i vjen fundi mashtrimeve të Kurtit, sidomos për dialogun dhe Asociacionin. Ne si AAK e kemi bërë të qartë se nuk duhet të pranohet një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe nuk ma merr mendja që Gjykata jonë Kushtetuese mund të pranojë diçka të tillë që të krijojë sistem të tretë qeverisës në Kosovë”, vlerëson ai.Po ashtu, Lekaj thotë se masat nuk do të hiqen derisa nuk dërgohet draftstatuti i Asociacionit në Kushtetuese dhe se presioni do të shtohet.

“Mendoj që derisa nuk hiqen masat është presion i BE-së për dërgim të draft statutit të Asociacionit në kushtetuese dhe mendoj se do të shtohen presionet por ne duhet të sillemi sipas ashtu që të mos pranojmë asociacion me kompetenca ekzekutive por ja që ky kryeministër ka pranuar një marrëveshje të tillë dhe u panë deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së që duhet patjetër që asociacioni në Kushtetuese”, deklaron deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë