
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka rritur numrin e bursave për vitin 2025.
300 studentë mitrovicas do të përfitojnë nga këto bursa, sipas propozimit të Bedri Hamzës të dhënë sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, transmeton VeriuInfo.
Ky propozim i kryetarit Hamza ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.










