Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Kryeinspektori Hekuran Nikçi qorton inspektorin që i ndihmoi prokurorisë në ndjekje të Milan Radojiçiç-it

30/10/2024 - 17:49
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Kryeinspektori Hekuran Nikçi qorton inspektorin që i ndihmoi prokurorisë në ndjekje të Milan Radojiçiç-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albanian Post ka siguruar ekskluzivisht e-mailat ku Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka qortuar Shefin e Inspektoratit të Punës në Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliun, pasi ky i fundit kishte bashkëpunuar me prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike për të gjurmuar linjat kriminale të kompanisë së Milan Radojiçiç-it RAD d.o.o.

Gjatë hetimeve të Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit në Banjë të Zveçanit, organet e drejtësisë kishin autorizuar policët hetues të kërkojnë të dhëna nga Inspektorati Qendror i Punës për kompaninë “RAD d.o.o” që kontrollohej nga Milan Radojiçiç, por bashkëpunimin i Inspektoratit me Policinë e Kosovës e kishte kundërshtuar kryeinspektori i emëruar nga Albin Kurti, Hekuran Nikçi.

Në e-mailat që ekskluzivisht i ka siguruar Albanian Post, kuptohet se si Nikçi fillimisht kishte kërkuar llogari se përse institucioni bashkëpunoi me policët hetues dhe më pas kishte kërcënuar Shefin e Inspektoratit të Punës ne rajon të Mitrovicës se do t’i jap nota të dobëta në vlerësimet për vitin 2024 (vlerësime që mund të çojnë deri në largimin nga vendi i punës).

Krejt kjo pasi ai kishte autorizuar dërgesën e dokumenteve që policia i kërkonte për të hetuar linjat financiare të kompanisë përmes të cilës Radojiçiç fitonte tenderët nga Qeveria e Kosovës, Serbia dhe gjithashtu nga Bashkimi Evropian e më pas shpëlante para për të financuar veprimtarinë terroriste të grupit të tij.

Edhe në aktakuzën e publikuar për rastin në Banjë, thuhet se “Prokurori special, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë/Departamenti Special/Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Kërkesë për Masën e Veçantë Hetimore – Zbulimi i të Dhënave Financiare, kundër të pandehurve Radule Steviç në cilësi të personit të përgjegjës të personit juridik RAD D.O.O dhe personit juridik RAD D.O.O me pronar Radule Steviç”.

Për të zgjeruar hetimin, hetuesve do t’u duheshin të dhëna për këtë kompani nga Inspektorati Qendror i Punës. Ata do t’i kërkonin ato dhe inspektorët përkatës do t’ua dorëzonin.

Por, me 24 korrik, në orën 6:16 të mëngjesit Nikçi i kërkon llogari Shefit të Inspektoratit të Punës ne rajon të Mitrovicës, Nexhat Fazliut, për këtë bashkëpunim ndërinstitucional.

“Ju kërkoj të më njoftoni se a i keni dhënë qasje në dokumentet e kërkuara palës?”, pyet Nikçi.

E-maili i Hekuran Nikcit per Nexhat Fazliun
Në të njëjtën ditë, Fazliu i përgjigjet Nikçit duke i sqaruar se kjo është një procedurë e rregullt e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës.

Madje, e njofton se çfardo që i kanë përcjellur policisë, ai ka qenë i njoftuar përmes bashkëngjitjes në e-mail.

“I nderuar Nikçi, ju njoftoj se policët të cilët kanë kërkuar dokumentacionin në fjalë, kanë qenë me autorizim të Prokurorisë së Shtetit dhe kërkesën e policisë e kam përcjellur te inspektori Vehbi Malaj dhe inspektori ua ka përcjellur dokumentacionin e kërkuar përmes e-mailit zyrtar të skanuar policëve në fjalë”, sqaron Fazliu në mesazhin elektronik që Albanian Post e ka siguruar nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Ai ia rikujton Nikçit se gjithçka është bërë sipas rregullave dhe “edhe ju keni qenë i njoftuar në e-mail, duke ju mbajtur në CC”.

E-maili i Nexhat Fazliut per Hekuran Nikcin
Por, Nikçi me një insistim të pakuptueshëm në mesazhin e radhës ankohet sërish që nuk është dashur të bashkëpunohet me organet e rendit.

“Pavarësisht nga kush vjen kërkesa ju duhet ta njoftoni eprorin me kërkesën, në këtë rast mua”, thotë Nikçi.

Ai vazhdon duke u ankuar dhe i shkruan Fazliut se “çdo dokument zyrtar brenda institucioni për të dalur jashtë tij në një institucion tjetër, ndjek një procedurë”, duke mos e bërë të qartë se çfarë procedure është shkelur në këtë bashkëpunim të zakonshëm në mes të Inspektoratit Qendror të Punës dhe Policisë e Prokurorisë së Kosovës.

Në fund, Nikçi e bën qortimin e tij konkret, duke i shkruar Fazliut që “ky veprim, apo mosveprim i juaji, përkundër kërkesave të mia do të përfshihet me notë jo të kënaqshme përgjatë vlerësimit të përformancës tuaj për këtë vit, 2024”.

E-maili i radhes me qortim i Hekuran Nikcit
I befasuar me këtë kërkesë dhe vlerësim të kryeinspektorit, Fazliu i dërgon edhe një e-mail me sqarime shtesë eprorit të tij.

“Sa për njoftimin tuaj, kërkesa në lidhje me informatat që i kanë kërkuar Krimet Ekonomike në Prishtinë, lidhur me subjektin juridik RAD, është bërë konform autorizimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me numër autorizimi PPS.nr75/2023”.

Inspektori Fazliu i bën gjithashtu të qartë kryeinspektorit që “informatat nuk kanë dalur jashtë institucionit, sepse Prokuroria Speciale dhe Policia janë institucione të Republikës së Kosovës dhe ne e kemi për obligim të bashkëpunojmë dhe të koordinojmë veprimet dhe çdo kërkesë e tyre duhet të i përgjigjemi”.

Fazliu i kërkon Nikçit që të mos bëjë presione të tilla, sepse përndryshe atij do t’i duhet “t’i drejtohem prokurorisë speciale dhe policisë”.

Ai ia përsëritë se ata thjesht kanë bashkëpunuar me policinë “konform autorizimeve të Prokurorisë Speciale duke ju mbajtur të informuar në e-mail zyrtar” dhe se vetëm “ua kemi dërguar dokumentet e kërkuara”.


Fazliu ia kthen e-mailin Nikcit
Në e-mailin pasues, Nikçi kërcënon Fazliun që ndaj tij mund “të merren veprime”.

Albanian Post e ka kontaktuar Hekuran Nikç-in. I njëjti fillimisht ka dashur një takim privat, për siç ka thënë “ta sqaroj situatën”.

Duke ia bërë të ditur se sqarimi duhet të bëhet para kamerës dhe për publikun, pas insistimit të mediumit Nikçi ka pranuar.

Por, i njëjti më pas ka refuzuar ta realizohet intervista ashtu siç ishte dakorduar fillimisht.

“Unë ju kam thënë të hënën, tash ka kaluar e hëna dhe jam shumë i zënë me punë dhe s’mund të përgjigjem më”, ka qenë përgjigja e Nikçit.

Kush është Hekuran Nikçi, kryeinspektori ilegal i Albin Kurtit?

Hekuran Nikçi ishte emëruar me vendim nga Albin Kurti në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës me 25 maj të vitit 2022.

Vendim ky që më pas do të cilësohej ilegal nga të gjitha shkallët e drejtësisë në Kosovë.


Vendimi per emerimin e Hekuran Nikcit
Ai prejse është emëruar po e ushtron detyrën e Kryeinspektorit në mënyrë të kundërligjshme, meqë nuk ishte shpallur fare konkursi publik i cili kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publik.

Pas konfirmimit të Gjykatës Themelore edhe Apeli kishte nxjerr se qëndron vendimi fillestar i Themelores që konstaton se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte të drejtë kur dha vendimin se emërimi i tij ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktgjykimin e datës 9 shtator të cilin e posedon Albanian Post, Apeli ka rrëzuar ankesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me të cilën kontestonte vendimin KPMShCK-së për shkeljen në emërimin e Kryeinspektorit të Punës.

“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.1892\2022, të datës 14.04.2023, është refuzuar si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50\2022”, thuhet në aktgjykim.

Madje aty theksohet se në një afat prej 15 ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nga dita pranimit të aktgjykimit duhet ta anulojnë vendimin për emërimin e Nikçit si Kryeinspektor i Punës.

Se Nikçi është i vendosur ilegalisht në pozitë e ka konfirmuar edhe shkalla e tretë e drejtësisë në Kosovë.

Gjykata Supreme me 12 tetor të këtij viti ka vendosur se nuk e pranon ankesën e Ministrisë së Financave, drejtuar nga Hekuran Murati, në lidhje me emërimin e kundërligjshëm të Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçi.

Përkundër kësaj, Nikçi prapë nuk po largohet nga pozita që e mban kundërligjshëm.

Kjo edhe për arsye se të qenurit si kryeinspektor i mundëson atij mbajtjen edhe të shumë pozitave të tjera.

Ai, aktualisht, është “anëtar i Komisionit për Sigurime Shëndetësore, anëtar i Komisionit për Konfiskim të Pasurisë dhe anëtar i Komisionit për dërgimin e lëndëve në Strasburg”.

Ministria e Financave dhe Kryeministria kanë refuzuar të përgjigjen në pyetje të Albanian Post për të sqaruar përse po vazhdojnë ta mbajnë ilegalisht në punë Hekuran Nikçin.

Derisa punëtorët e Inspektoratit Qendror të Punës e kanë të paqartë se a duhet t’i respektojnë urdhrat dhe vendimet e një personi që tri shkallët e gjykatës e kanë konfirmuar se ai praktikisht mbanë pozitën në kundërshtim me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    447 Shpërndaje
    Shpërndaje 179 Tweet 112
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë