
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot ndaj Raportit të Progresit për vitin 2024, të publikuar nga Komisioni Evropian, i cili nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë dhe thekson nevojën urgjente për ndryshim. Raporti thekson se “ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme,” duke e bërë situatën ekonomike edhe më alarmante.
Duke kritikuar qeverinë aktuale, LDK-ja thekson se rezultatet e këtyre sfidave janë pasojë e paaftësisë së saj.
“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të reja, në mënyrë që kosovarët të mos detyrohen të largohen”, thuhet në reagimin e tyre.
“Ne do të udhëheqim pastër dhe me integritet,” theksojnë ata, duke bërë thirrje për angazhim të ri në drejtim të zhvillimit të vendit.











