Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në valle për asfaltimin e një rruge

30/10/2024 - 19:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në valle për asfaltimin e një rruge
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ia ka hedhur valles tok me zëvendësministrin, Hysen Durmishin për asfaltimin e një rruge.

Teksa ia kanë rrahur tupanin përpara, Kurti ka hyrë në valle pasi u pre shiriti për asfaltimin e rrugës prej 6.3 kilometrave që lidh zonën kufitare të Kosovës me Shqipërinë.

Fshatrat Kërstec, Pakishtë dhe Zapod tek tani në vitin 2024 janë bërë me rrugë të asfaltuar.

Pamjet duke vallëzuar popullorçe i ka publikuar vetë kryeministri Kurti.

“Ishin të lidhur me rrugë me shumë gropa që u shkaktonte vështirësi të mëdha për qarkullim. Tani lidhjen e kanë më të fortë sepse do të jenë më shpejt pranë njëri-tjetrit. Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin me infrastrukturën e re rrugore të cilën e përuruam sot”, ka shkruar ai.

“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle. Si për të na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rëndësishme është kjo rrugë për ta, na bënë pjesë të festës e gëzimit të tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, ambasadorin tonë në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-kryeministri i Shqipëri, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi”, ka njoftuar ai.

Sipas tij, kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit. Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.

JU REKOMANDOJMË

Hasanpapaj zbulon planin e Osmanit: Do të jenë më shumë se dhjetë kandidatë

Hasanpapaj zbulon planin e Osmanit: Do të jenë më shumë se dhjetë kandidatë
09/05/2026 - 01:07

Profesori Bardhyl Hasanpapaj, i cili sot iu bashkua rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje rreth kandidatëve që do t’i bashkohen listës së përbashkët me Lidhjen...

Më shumëDetails

“Mos u ndaj nga tufa”, si filloi përplasja e Reshitajt me Gërvallën: Nuk jam tufë, jam deputete

“Mos u ndaj nga tufa”, si filloi përplasja e Reshitajt me Gërvallën: Nuk jam tufë, jam deputete
09/05/2026 - 01:03

Ish-deputetja e grupit të LVV-së Albena Reshitaj ka dhënë disa detaje në lidhje me krisjen që ajo ka pasur me Donika Gërvallën. Reshitaj në Debat Plus thotë se...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja prezanton kandidatët nga Suhareka

LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
08/05/2026 - 22:54

LDK në Suharekë ka konfirmuar zyrtarisht kandidatët e saj për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Sipas njoftimit të degës së LDK-së në Suharekë, kandidatët që do...

Më shumëDetails

Reshitaj për bashkimin me Osmanin: Nuk e shoh si largim, por si vazhdimësi të bindjeve të mia

Reshitaj për bashkimin me Osmanin: Nuk e shoh si largim, por si vazhdimësi të bindjeve të mia
08/05/2026 - 22:39

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se afrimi i saj me Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit nuk përbën largim politik nga Lëvizja Vetëvendosje, por vazhdimësi të qëndrimeve...

Më shumëDetails

“E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

“E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki
08/05/2026 - 22:24

Nexhmedin Spahiu ka hedhur disa kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani. Spahiu e ka quajtur Osmanin si të padijshme. ‘’Është e guximshme, është karizmatike, e paskrupullt, mesatarisht...

Më shumëDetails

Deklarata e Pavarësisë pas kauçit, OVL i reagon Bashës: Akt i poshtër, të nisin hetimet, u normalizua armiqësia ndaj themeleve të shtetit

Deklarata e Pavarësisë pas kauçit, OVL i reagon Bashës: Akt i poshtër, të nisin hetimet, u normalizua armiqësia  ndaj themeleve të shtetit
08/05/2026 - 22:11

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, ka publikuar sot një fotografi me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, ku vëmendje ka marrë fakti se prapa kauçit në zyrën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky do të jetë aderimi i radhës që do ta prezantoj presidentja Vjosa Osmani

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me vdekje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë