Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi një mjet i dyshimt u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se fjala e lirë nuk mund të ndalet me veprime komuniste.
“ E turpshme dhe e neveritshme kjo qasje totalitare e partisë në pushtet.
Keni hapur një luftë të humbur sepse nuk mund ta ndalni as Vehbiun dhe asnjërin prej nesh që do t’i shpërfaqim të gjitha skandalet tuaja.” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Fjala e lirë nuk mund të ndalet me veprime komuniste. E turpshme dhe e neveritshme kjo qasje totalitare e partisë në pushtet.
Keni hapur një luftë të humbur sepse nuk mund ta ndalni as Vehbiun dhe asnjërin prej nesh që do t’i shpërfaqim të gjitha skandalet tuaja.












