Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në pjesën malore të Leposaviqit, ku ka arrestuar një person të dyshuar, R.M. (viti i lindjes 1976), i cili posedonte një pushkë gjuetie dhe municion, shkruan Veriu.info.
Pas dyshimeve se R.M. mund të kishte armë të tjera, policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e tij, ku ka gjetur një armë gjysmë-automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa thika dhe një xhaketë me pajisje ushtarake.
Rasti është dërguar edhe në prokurori, e cila ka vendosur që i dyshuari të mbetet në mbajtje për 48 orë për hetime të mëtejshme.














