Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj kërkon takim me ministren Nagavci pas “thirrjeve të shumta”, përmend veprime sindikale

01/11/2024 - 14:51
në Kryesore, Lajme
A A
Jasharaj-Sveçlës: Vizitove minatorët t’i frikësosh e t’ua mbyllësh gojën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka kërkuar takim ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, takim përmes një shkrese publike.

Ai tha se po e bëjnë publike meqë ministrja nuk i është përgjigjur thirrjeve të shumta të tyre për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimorë.

“Në vend të vullnetit për takime e bashkëbiseda në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vite për takim me SBASHK-un”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha se tashmë ministrja Nagavci duhet të rezervojë më shumë kohë për ta meqë “janë shtuar” shqetësimet.

“Ministre ndoshta të është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit tuaj nuk të kanë njoftuar për kërkesat tona dhe prandaj po të drejtohemi publikisht për të pasur një takim me ne dhe ju lutemi të rezervoni pak më shumë kohë për këtë sepse shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë janë shtuar shumë dhe ne jemi të obliguar të t’i themi të gjitha në atë takim. Këtë ftesë publike nuk po e bëjmë sa për të pirë nga një kafe e për të bërë fotografi, por për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimor. Po e bëjmë këtë ftesë publike edhe për t’i treguar opinionit se ne jemi për dialog dhe për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për këtë ua kemi drejtuar gjithë ato shkresa në adresën tuaj dhe të shefes së kabinetit tuaj, por juve ju mungon ky vullnet. Ministre, ti e di sa shkresa ua dërguam edhe lidhur me dorëzimin në MASHTI të Draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Të pritëm për disa ditë, por ti as kësaj radhe nuk gjete kohë as 10 minuta për një takim rasti e për ta pranuar një ekzemplar të këtij Drafti. Ne e dorëzuam këtë Draft në MASHTI më 2 tetor dhe një kopje ta dërguam edhe në adresën elektronike më 3 tetor, por ditët po kalojnë ministre e nga ju nuk kemi as edhe një reflektim për këtë çështje”.

Jasharaj tha se janë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog dhe tha se për këtë u kanë dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që ata ta mbajnë një takim dhe “të na thërrasin neve dhe juve dhe të flasim hapur e të angazhohemi bashkërisht për dialog sepse e kundërta e bashkëbisedave, takimeve dhe dialogut, janë veprimet sindikale dhe kërkesat për to janë duke u shtuar”.

“Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia”.

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    422 Shpërndaje
    Shpërndaje 169 Tweet 106
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë