
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, akuzoi kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, se e ka shtuar pasurinë e tij personale duke përfituar nga tokat e shtetit.
Ky deklarim u bë sebep që ish-presidenti i Kosovës, të inicojë padi ndaj parlamentarit të partisë në pushtet.
Pikërisht në emisionin e njejtë, Pacolli konfirmoi se e ka dërguar në prokurori Bashën, për shpifje dhe fyerje, jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj mbi 5 mijë punëtorëve të kompanisë që ky udhëheq.
Bile njëriu nga shqiptarët më të pasur në botë, bëri me dije se krejt intervistën e ligjvënësit të VV-së në emisionin në fjalë, e ka dorëzuar në prokurori, raporton Klankosova.tv.
Nuk vonoi edhe reagimi i deputetit të pozitës, i cili e vlerëson Pacollin si njeri që nuk i beson askush.












