Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti i çonte mesazh Liburn Aliut se pozicionohet edhe për zgjedhjet në SHBA, por tani ka ndryshuar mendje

01/11/2024 - 17:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti i çonte mesazh Liburn Aliut se pozicionohet edhe për zgjedhjet në SHBA, por tani ka ndryshuar mendje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në Bashkimin Evropian e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lëre më në Ulqin e Preshevë”, thoshte kryeministri i Kosovës para pak muajsh derisa fliste për një vërejtje që ia kishte bërë Ministri i tij Liburn Aliu për mbështetjen e kandidatëve të caktuar shqiptarë në Luginë të Preshevës. Të martën, pyetjes se kë e mbështet në zgjedhjet presidenciale në SHBA hezitoi t’i përgjigjej, duke i përmendur dy arsye.

Kryeministri i Kosovës refuzoi të tregojë të martën nëse e mbështet zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris në garën e saj presidenciale me ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Albin Kurti, i cili ka mbështetur parti e kandidatë të caktuar pothuajse në të gjitha shtetet përreth, hezitoi të flasë në konferencën për media lidhur kandidatët në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Së pari, unë tash jam kryeministër i Republikës së Kosovës dhe bashkëpunoj me udhëheqës të shteteve që janë nga të gjitha anët e spektrit politik si kryeministër i Republikës së Kosovës. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, natyrisht që jam socialdemokrat, jam demokrat. Dhe nuk kam asgjë të re të shtoj. Marr pjesë në të gjitha konferencat, samitet e partive simotra, edhe në Evropë, edhe në botë, edhe të partive të tjera siç ishte ajo në Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, nuk kam ndonjë gjë tjetër të them”, tha ai fillimisht, duke iu referuar pjesëmarrjes së tij në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA.

Ndërsa iu përmend Richard Grenell, diplomati të cilin Trump e kishte dërguar për t’u marrë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, e me të cilin kishte pasur marrëdhënie shumë të këqija, Kurti hezitoi të hyjë në “hipoteza mbi hipoteza”.

“T’i shohim rezultatet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pastaj t’i shohim edhe përzgjedhjet që bëhen nga ana e kandidatit që fiton. Pra, nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat se nëse fiton ky, e nëse ai kur t’fitojë, e s’po dimë a fiton, a e zgjedhë këtë tjetrin që s’po dimë a e zgjedhë. E pastaj kur e zgjedh, nëse e zgjedhë ai që fiton e që s’po e dimë a fiton, çka do të thotë. Pra, nuk kisha hy në këtë, sidomos edhe për shkak se na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet atje dhe se kjo është foltorja e kryeministrit”, tha ai.

Pak muaj më parë, qasja udhëzuese e Kurtit u kritikua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili e kishte konsideruar “gabim” që “duhet të rregullohet sa më parë” vendimin për ta mbështetur publikisht Partinë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në Luginën e Preshevës.

Kurti i përgjigjej bashkëpartiakut të tij, duke ia kujtuar se kryeministri flet edhe se kush duhet mbështetur edhe në BE e SHBA, “e lëre më në Ulqin e Preshevë”.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe i merr vendimet në organet e veta. Ne e kemi mbështetur edhe Shaip Kamberin në zgjedhjet parlamentare. Aty nuk ka qenë vetëm një bllok, kanë qenë dy blloqe, dhe ne jemi përcaktuar për ta mbështetur aso kohe bllokun të cilit i ka prirë Shaip Kamberi”, thoshte Kurti para gazetarëve më 2 qershor, kur i kërkohej një koment për deklaratën e Aliut.

“Unë jam kryeministër i Republikës, por njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini që unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në Bashkimin Evropian e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lëre më në Ulqin e Preshevë”, shprehej ai.

Kurti me partinë e tij kishte garuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kishte intervenuar në zgjedhjet në Luginë, ia kishte dhënë një dorë opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e kishte treguar, vërtetë, edhe se kë duhet votuar edhe në BE e SHBA. Në zgjedhjet e kaluara presidenciale atje, kishte porositur që shqiptarët të votonin për Joe Biden dhe jo për Donald Trump.

JU REKOMANDOJMË

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Zjarri te komisariati nr. 3, reagon Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie

Zjarri te komisariati nr. 3, reagon Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie
18/10/2026 - 20:52

Dhjetë punonjës të Policisë së Shtetit në Shqipëri kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku persona të...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef
18/10/2026 - 20:32

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar sot aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke thënë se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private...

Më shumëDetails

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
18/10/2026 - 19:57

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për procesin e zgjedhjeve në parti. Aktualisht...

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme
18/10/2026 - 19:55

Protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme.Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë, raporton TCH. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    333 Shpërndaje
    Shpërndaje 133 Tweet 83
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë