Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili thotë se pasi deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami tregoi see u shpenzuar 31 milionë euro në karburant, Zyra Kombëtare e Auditimit e ndryshoi raportin që t’i përshtatet propagandës së Qeversië.
Ajo thotë se askush kurrë nuk ka ndërhyre kaq haptasi e brutalisht për të ndryshuar raportin zyrtar.
Sipas saj, ky është falsifikim i dokumentit zyrtar.
“ZKA auditon ku shkon PARAJA PUBLIKE në institucionet publike. ZKA, në raportin fillestar tha që 31 milionë euro janë shpenzuar vetëm në KARBURANT. Dokumenti është PUBLIK. Pasi që Hykmete Bajrami e tha këtë fakt publikisht, ZKA ndërhyu dhe e ndryshoi raportin për t’ia përshtatur propagandës së Qeverisë, DY MUAJ pasi që është publikuar verzioni fillestar.Prokuroria duhet menjëherë ta hetojë këtë ndërhyrje dhe t’i ndjek akterët e përfshirë që kanë ndikuar në këtë falsifikim”, tha Kica Xhelili.