Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komisioni Evropian dënon dhunën gjatë protestave në Tiranë

18/10/2026 - 19:48
në Lajme
A A
Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.Në një deklaratë të publikuar më 18 tetor në Bruksel, Komisioni theksoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe se reagimi ndaj saj duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.

Gjithashtu, u bëri thirrje që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë përmes procedurave të rregullta ligjore.Komisioni Evropian rikujtoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Tutje, Komisioni Evropian mirëpriti zotimin e autoriteteve shqiptare për mbrojtjen e së drejtës për protestë, duke theksuar se, si vend kandidat që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ka shënuar përparim në procesin e integrimit, Shqipëria duhet t’i trajtojë pakënaqësitë përmes dialogut konstruktiv dhe rrugëve paqësore. /Gazeta ExpressKomunikata e plotë:

Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kornizës së ligjit dhe të jetë proporcional. Përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës përmes procesit të rregullt ligjor.Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne mirëpresim zotimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat që është fuqishëm i përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

JU REKOMANDOJMË

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef
18/10/2026 - 20:32

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar sot aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke thënë se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private...

Më shumëDetails

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
18/10/2026 - 19:57

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për procesin e zgjedhjeve në parti. Aktualisht...

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme
18/10/2026 - 19:55

Protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme.Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë, raporton TCH. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për...

Më shumëDetails

Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
18/10/2026 - 18:34

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen...

Më shumëDetails

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje
18/10/2026 - 18:32

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe që t’i bashkohen mosbindjes civile, në mbështetje të protestave të studentëve...

Më shumëDetails

Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës
18/10/2026 - 18:30

Konflikti i njohur shumëvjeçar në Dukagjin mes familjeve Elshani dhe Kelmendëve s’ka të ndalur. Një therje me thika ka ndodhur sot në Pejë ku kanë qenë të përfshirë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    294 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë