Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi: Tre deputetë tjerë të LVV-së janë afër t’i bashkohen LDK-së

01/11/2024 - 18:51
në Kryesore, Lajme
A A
Gashi për votimin në Asamblenë Parlamentare: Kurti thoshte i ka votat e britanikëve, prej 18 votuan veç tre, njëri kundër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se janë “të paktën tre deputetë të tjerë” të LVV-së që janë afër t’i bashkohen partisë më të vjetër në vend.

Ai tha në T7 se shembullin e deputetes Drita Millaku mund ta ndjekin edhe disa të tjerë.

“Ka interesim edhe prej deputetëve të tjerë, por nuk ka finalizim”, tha Gashi, që u shpreh me besim se finalizimi do të vijë.

Ai nuk pranoi të përmend emra, pasi tha se kjo do t’i rrezikonte ata.

“Është e padrejtë prej meje të përmend emra sepse mund të jetë fatale për karrierat e tyre politike, prandaj nuk do të merrem me emra, por janë të paktën tre deputetë që janë afër LDK-së”.

Gashi tha ata mund të jenë në listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas tij, “Vetëvendosja ndjehet e stresuar dhe e acaruar për dy arsye”.

“E para sepse deputetë të saj, pra deputetë të Vetëvendosjes nuk po pranojnë t’i nënshtrohen diktatit të personave të paautorizuar dhe diktatit të Albin Kurtit dhe po kalojnë në LDK, dhe qytetarë të Kosovës, sidomos ata 90 mijë votuesit e LDK-së që në vitin 2021 votuan për Vetëvendosjen dhe grupacionin e saj politik e kanë kuptuar që është zgjedhje e gabuar dhe po e gjejnë vetveten gjithnjë e më tepër në Lidhjen Demorkatike të Kosovës”, tha Gashi.

Ai tha se një pjesë e konsiderueshme e votuesve që i ikën LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, janë kthyer “nëpër struktura” të partisë.

“Kanë marrë pjesë në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së dhe në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar për LDK-në”, tha Gashi.

I pyetur nëse presidentja Vjosa Osmani mund të kthehet në LDK, Gash tha se “kjo është pyetje që duhet t’i bëhet asaj”. Kujtoi se ajo “ka qenë një figurë e rëndësishme e LDK-së”.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)
04/08/2026 - 23:55

Më 3 gusht janë në Shkup nga Njësiti i Policisë Intervenuese janë arrestuar kosovarët F.R. (30) dhe T.T. (44), nën dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale...

Më shumëDetails

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
04/08/2026 - 22:14

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
04/08/2026 - 21:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se çfarë u bisedua. Ai tha se LDK-ja nuk e do postin e...

Më shumëDetails

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint
04/08/2026 - 21:34

Kompania ABI, pjesë e së cilës është aumështorja ABI, ka reaguar ndaj një deklarimi të bërë sot në konferencë për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, agjenci...

Më shumëDetails

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit
04/08/2026 - 21:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, të shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani, u deklarua edhe për çështjen...

Më shumëDetails

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?
04/08/2026 - 20:53

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë