Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZKA pas ndryshimit në shpenzime të pushtetit: Gabim teknik, kanë mbetur të dhënat nga viti 2022

01/11/2024 - 19:09
në Kryesore, Lajme
A A
ZKA pas ndryshimit në shpenzime të pushtetit: Gabim teknik, kanë mbetur të dhënat nga viti 2022
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit ka reaguar pas publikimeve për ndryshimin e raportit në lidhje me shpenzimet për karburant të pushtetit.

Përmes një njoftimit, ZKA ka sqaruar se gjatë procesit të përgatitjes teknike është lëshuar një gabim, ku në faqen 42 të raportit përkatësisht te kategoria “Mallrat dhe Shërbimet” kanë mbetur të dhënat nga Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2022.

Ndër të tjera, ZKA ka sqaruar se në faqen 42 përkatësisht te shënimi “Mallrat dhe Shërbimet” ku është bërë përshkrimi i zërave kryesorë që përbëjnë shpenzimet e kësaj kategorie, të dhënat e paraqitura nuk paraqesin gjendjen sipas të dhënave nga Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

“Me vendim të Auditores së Përgjithshme është korrigjuar Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2023 në faqen 42, te paragrafi 2 janë bartur të dhënat e korrigjuara të cilat përkojnë me të dhënat e sakta me Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës 2023, përkatësisht, shënimi 28 “Mallrat dhe shërbimet” si në vijim: Zërat kryesor në këtë kategori të cilat përfshijnë pjesën më të madhe të shpenzimeve janë: shërbimet kontraktuese tjera me 70,927,000€, furnizimet mjekësore 61,714,000€, shpenzimet e karburantit dhe ngrohjes 27,910,000€, blerja e librave 514,000€, shpenzimet e qirasë 11,495,000€ etj“, thuhet në njoftim.

Tutje ZKA ka thënë se sipas metodologjisë së Zyrës Kombëtare të Auditimit në tri vitet e fundit shifra për shpenzimet e karburantit është e përmbledhur.

“Sipas dëshmive të auditorit, vlera e korrigjuar për 2023 për karburante përfshin shpenzimet për vetura në vlerën 10,471,000 €, naftën për ngrohje qendrore 7,590,000 €, mazutin 833, 000 €, derivatet për gjeneratorë 520,000 €, dru 8,288, 000 € si dhe vaj 208, 000 €“, thuhet tutje në njoftim.

“Auditorja e Përgjithshme dhe Zyra Kombëtare e Auditimit sigurojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, opinionin publik si dhe subjektin e audituar se ky gabim teknik nuk ka pasur ndikim për nga aspekti i auditimit në raport si dhe në opinionin e auditimit për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës“, thuhet në reagimin e ZKA-së.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)
04/08/2026 - 23:55

Më 3 gusht janë në Shkup nga Njësiti i Policisë Intervenuese janë arrestuar kosovarët F.R. (30) dhe T.T. (44), nën dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale...

Më shumëDetails

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
04/08/2026 - 22:14

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
04/08/2026 - 21:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se çfarë u bisedua. Ai tha se LDK-ja nuk e do postin e...

Më shumëDetails

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint
04/08/2026 - 21:34

Kompania ABI, pjesë e së cilës është aumështorja ABI, ka reaguar ndaj një deklarimi të bërë sot në konferencë për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, agjenci...

Më shumëDetails

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit
04/08/2026 - 21:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, të shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani, u deklarua edhe për çështjen...

Më shumëDetails

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?
04/08/2026 - 20:53

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë