Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të propozimit të tyre: Nuk mundemi…

01/11/2024 - 22:59
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të propozimit të tyre: Nuk mundemi…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës i është kundërpëgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe të bëhet në bazë të propozimit të tyre. Nga Zyra e Kryeministrit thanë sot se nuk munden që pas një viti takim, ku ishte refuzuar oferta e palës së Kosovës, të nxjerrin siç thanë ata, draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhin paketën e njohjes de facto reciproke, përcjell Gazeta Express.

Tutje në reagim thuhet se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell,  as të emisarit të tij, Miroslav Lajçak dhe as të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Kërkesat tona gjithmonë kanë për qëllim sigurimin dhe garantimin e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të dakorduar. Andaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit. Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave. Prandaj, nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes se paku de facto reciproke.

Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti. Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë i ZKM-së:

Në takimin e 26 tetorit 2023 në Bruksel me kancelarin gjerman Scholz, presidentin francez Macron, kryeministren italiane Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Michel, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak, Kryeministri Kurti kishte ofruar që të nënshkruhet paketa e Marrëveshjes Bazike, përfshirë draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Një gjë e tillë u refuzua nga Serbia.

Krahas refuzimit për të nënshkruan pakon, Serbia kishte kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Në fund të atij takimi Kryeministri kishte thënë: “Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, siç edhe potencohet në komunikatën zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me atë takim që mund ta gjeni në këtë link: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/komunikate-per-media-pas-takimit-ne-bruksel-me-kreret-e-bashkimit-evropian/. Meqenëse nuk pati nënshkrim, andaj nuk ka as pranim.
 
Kjo nuk është hera e parë që ofertat nga ana e Kryeministrit Kurti që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, janë refuzuar. Një e tillë ishte refuzuar edhe në Ohër në mars 2023 kur Kryeministri Kurti kishte shprehur gatishmërinë për hartimin e draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, Letrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Mogherini të vitit 2015 dhe opinionin e publikuar të emisarit amerikan Escobar dhe këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet në vitin 2023.
 
Kërkesat tona gjithmonë kanë për qëllim sigurimin dhe garantimin e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të dakorduar. Andaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit. Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave. Prandaj, nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes se paku de facto reciproke.

Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti. Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara.

JU REKOMANDOJMË

Zjarri te komisariati nr. 3, reagon Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie

Zjarri te komisariati nr. 3, reagon Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie
18/10/2026 - 20:52

Dhjetë punonjës të Policisë së Shtetit në Shqipëri kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku persona të...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef
18/10/2026 - 20:32

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar sot aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke thënë se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private...

Më shumëDetails

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
18/10/2026 - 19:57

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për procesin e zgjedhjeve në parti. Aktualisht...

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme
18/10/2026 - 19:55

Protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme.Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë, raporton TCH. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian dënon dhunën gjatë protestave në Tiranë

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
18/10/2026 - 19:48

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.Në...

Më shumëDetails

Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
18/10/2026 - 18:34

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    299 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë