Gazetari, Parim Olluri ka reaguar pas deklaratës të fundit të drejtorit të përgjithshëm të RTK’së, Rilind Gërvallës, duke thënë se gazetarët në Kosovë nuk duhet të kenë frikë nga AKI-ja ashtu sikur kanë frikë në Serbi nga BIA e UDB-ja.
Reagimi i Ollurit erdhi pasi, Gërvalla pranoi publikisht që në mbledhje të Bordit të RTK-së e kishte përmendur AKI-në, duke thënë se kishte bërë “rrëshqimthi”.
”Gazetaret profesioniste e kane obligim qe te kritikojne shefat e AKI’se. Pa nderprere. Shefat e AKI’se nuk kane engjej te paprekshem nga kritika publike. Shefat e AKI’se jane kritikuar nga gazetaret prej themelimit te ketij institucioni. Edhe para se VV te vinte ne pushtet. Do te kritikohen edhe gjate pushtetit te VV’se, por edhe pasi kjo parti te largohet nga pushteti”, ka shkruar Olluri.