Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.
Takimi ishte planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, por është anuluar nga pala shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja austriake “Ots.at”, ndërsa anulimi është konfirmuar edhe nga Kryeministria, raporton A2 CNN.
Anulimi i vizitës vjen në një moment të tensionuar politik në Shqipëri, ku protestat e dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë kanë hyrë sot në ditën e gjashtë.
Tubimet në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me incidente pranë institucioneve shtetërore dhe selisë së Partisë Socialiste.

















