Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente për të votuar më 9 shkurt

03/11/2024 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente për të votuar më 9 shkurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i VV-së, Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai i ka “mësuar” se si të votojnë duke u treguar se nëse s’kanë dokumente të Kosovës të aplikojnë në vendet ku jetojnë.Por, dërgimi i dokumenteve në diasporë nuk po del të jetë punë e lehtë për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo me 24 tetor ka shkëputur kontratën me operatorin “Al – Dushi” ( UPS), për shkak të vonesave dhe mosdërgimit të rreth 400 dokumenteve në adresë të mërgimtarëve që kanë aplikuar.

Tani MPJ ka shpallë një tender emergjent në të cilin ka aplikuar vetëm një kompani e cila ka ofertuar një çmim rreth 900 përqind më të lartë krahasuar me shërbimet e DHL që kryheshin në të kaluarën.Sidoqoftë, Basha, në një postim ka dhënë instruksione se si duhet të votojnë mërgimtarët.

Ai ka thënë se bashkëatdhetarët, për të votuar, kërkohet të kenë një dokument valid të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, patent shoferë apo pasaportë).Basha ka shtuar se mund të votojnë edhe në ambasadë/ konsulatë, me postë në adresën e caktuar nga KQZ në vendin ku jetojnë apo me postë në adresën e KQZ në Kosovë.

Postimi i Bashës:

Të dashur bashkëatdhetarë,

🚩Për të votuar, kërkohet të keni një dokument VALID të Republikës së Kosovës (Letërnjoftim, Patent Shofer apo Pasaportë).

🚩Nevojitet të regjistroheni që të keni mundësinë të votoni! Nuk merr më shumë se 3 minuta! Afati i fundit për regjistrim është data 26.12.2024. Nëse, pas regjistrimit, vendosni të mos votoni jashtë Kosovës, keni gjithashtu mundësinë të çregjistroheni.

🚩 Keni mundësi të votoni në:
➖ ambasadë/konsulatë,
➖ me postë në adresën e caktuar nga KQZ në vendin ku jetoni, apo
➖ me postë në adresën e KQZ-së në Kosovë!

‼️ 𝗡ë𝘀𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗼𝗵𝗲𝗻𝗶 𝗼𝘀𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗱𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁 𝘃𝗮𝗹𝗶𝗱 🇽🇰 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁ë 𝘃𝗼𝘁𝗼𝗻𝗶, prandaj regjistrohuni, ose aplikoni për dokumentet e Kosovës në vendet ku jetoni!

➡️ 𝙇𝙞𝙣𝙠𝙪 𝙥ë𝙧 𝙧𝙚𝙜𝙟𝙞𝙨𝙩𝙧𝙞𝙢: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

𝐒𝐇𝐏Ë𝐑𝐍𝐃𝐀𝐍𝐄 𝐐Ë 𝐓Ë 𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐎𝐍𝐈 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐌𝐈𝐐𝐓Ë 𝐓𝐔𝐀𝐉!

JU REKOMANDOJMË

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate
18/10/2026 - 17:43

Sot një javë, partitë shqiptare në Serbi do të garojnë së bashku. Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi në emisionin “Info Magazine” bëri të ditur se...

Më shumëDetails

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin
18/10/2026 - 17:32

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat...

Më shumëDetails

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë
18/10/2026 - 17:13

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar për...

Më shumëDetails

Momenti kur protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së në Tiranë (Pamje)

Momenti kur protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së në Tiranë (Pamje)
18/10/2026 - 16:53

Është përshkallëzuar protesta në Tiranë, në ditën e gjashtë të saj. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt selisë së Partisë Socialiste me ç’rast kanë thyer xhamat. Ndërkohë Policia ka...

Më shumëDetails

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij
18/10/2026 - 16:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën...

Më shumëDetails

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë
18/10/2026 - 15:37

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas kosovarë, të dyshuar për kontrabandim të barnave, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Vlera e ilaçeve dhe produkteve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë