Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në Vjenë: Kemi nevojë për bashkëpunim ekonomik, duam të heqim barrierat dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët

04/11/2024 - 19:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në Vjenë: Kemi nevojë për bashkëpunim ekonomik, duam të heqim barrierat dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në edicionin e 21-të të Forumit Ekonomik të Vjenës. Ai ishte folës kryesor në sesionin e pas ditës me titull “Bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë”.

Në adresimin e tij hyrës, kryeministri fillimisht theksoi rolin e rëndësishëm të Austrisë dhe partneritetin e saj me Kosovën para dhe pas pavarësisë së vendit tonë.

“Si një vend i ri me një angazhim të palëkundur ndaj demokracisë dhe rritjes ekonomike, ne besojmë se partneritetet janë thelbësore për arritjen e prosperitetit dhe paqes, jo vetëm brenda kufijve tanë, por në të gjithë rajonin tonë”, u shpreh ai.

Duke nënvizuar arritjen e marrëveshjes për Tregti të Lirë me shtete anëtare të EFTA-s dhe avancimin në përfaqësimin e Kosovës në CEFTA, ai u shpreh se për Kosovën, bashkëpunimi ekonomik nuk është vetëm një zgjedhje politike; është një domosdoshmëri strategjike. Suksesi dhe përparimi ynë varet nga aftësia jonë për të krijuar një mjedis që nxit tregtinë ndërkufitare, tërheq investime dhe ndërton ura me vendet fqinje, u shpreh më tej.

Me këtë rast, kryeministri foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe 10-vjetorin e suksesshëm të Procesit të Berlinit. Veçoi njoftimin që ai bëri gjatë punimeve të samitit në Berlinit për sa i përket vendimit që duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në mënyrë të njëanshme Kosova do të lejojë udhëtimin në drejtim të saj të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës me letërnjoftime, siç parashihet me marrëveshjen e mobilitetit të nënshkruar në Berlin dy vjet më parë në kuadër të Procesit të Berlinit. Sepse pa lirinë e lëvizjes, siç tha kryeministri, nuk do të jemi në gjendje të rrisim mobilitetin e punëtorëve, studentëve dhe profesionistëve, gjë që është thelbësore si për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, ashtu edhe për rritjen e ekonomive tona.

Ai tha se kemi nevojë për bashkëpunim ekonomik, jo vetëm sepse na jep qëndrueshmëri për t’u përballuar me kriza dhe tronditje, por sepse duam të heqim barrierat dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët tanë.

“Kur njerëzit mendojnë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, ata duhet të mendojnë më shumë për mundësitë dhe përfitimet sesa për sfidat dhe rreziqet. Dhe ne kemi treguar se jemi bartës të standardeve kur bëhet fjalë për rregullat dhe vlerat. Vitet e fundit kemi treguar se demokracia dhe ekonomia shkojnë krah për krah. Sot ka disa fuqi dhe superfuqi në botë që duan të tregojnë se për të patur zhvillim nuk ka nevojë për demokraci. Vendi ynë nuk është një vend i madh, por është një shembull i madh që progresi demokratik dhe rritja ekonomike shkojnë dorë për dore, dhe në fakt ato forcojnë njëra-tjetrën”, potencoi kryeministri i vendit.

Ai këtë e mbështeti me indikatorët e performancës ekonomike, politikat sociale, mbështetjen për qytetarë, punësimin, rritjen e pensioneve, pagave dhe pagës minimale, në të njëjtën kohë kur kemi treguar përparim dhe përmirësim në demokraci, në sundim të ligjit, në liritë civile dhe të drejtat politike, siç dëshmohen në raporte të ndryshime ndërkombëtare.

Megjithatë, progresi i vendit tonë është i ndërlidhur me progresin e vendeve tona fqinje, prandaj ne jemi të përkushtuar që të punojnë së bashku sepse besojmë që të gjithë përfitojmë kur rajoni është më prosperues dhe më i sigurt, theksoi kryeministri. Me përjashtim të fqinjit tonë verior, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre, dhe të gjitha duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian, tha më tej.

“Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik nuk mund të ketë të bëjë vetëm me statistikat e rritjes dhe marrëveshjet tregtare. Ka të bëjë gjithashtu me nxitjen e qëndrueshmërisë demokratike brenda vendeve dhe solidariteteve të demokracive ndërmjet vendeve. Ne nuk e shohim bashkëpunimin ekonomik si një lojë zero-sum, por si një mundësi për arritje të përbashkëta. Partneritetet e qëndrueshme janë ato që bazohen jo në komoditete ose mallra, por në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Kur i bëjmë bashkë demokracinë dhe ekonomisë, besoj se fitojmë atë që na nevojitet më shumë: sigurinë ekonomike duke ruajtur dinjitetin njerëzor”, u shpreh kryeministri Kurti në përmbyllje të fjalës së tij.

Pas adresimit fillestar, kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të diskutimit. Në fund të Forumit, kryeministrit Kurtit, përkatësisht Republikës së Kosovës, iu nda çmimi “Vendi partner për vitin 2024” për kontributin e çmueshëm në përmbushjen e misionit të Forumit Ekonomik të Vjenës dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe afatgjatë.

JU REKOMANDOJMË

Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Humb jetën 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë

17/06/2025 - 11:48
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Lajme

Gashi: Kosova s’e ka luksin të merret me çmenduri dhe ego personale të pushtetit

17/06/2025 - 11:31
Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim
Lajme

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

17/06/2025 - 11:07
Krasniqi për takimin te Osmani: Munguan veç Kurti dhe Elek, mbajtja e dy palë zgjedhjeve përnjëherë mund të bëhet e domosdoshme
Kryesore

Krasniqi: SHBA kanë kërkuar qasje më proaktive, pozicioni i Kosovës dëmtohet nëse institucionet s’janë të konsoliduara

17/06/2025 - 10:55
Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja
Lajme

Haziri për deklaratën e Trump: Agjenda e SHBA’së është duke pritur qe disa vite, s’guxojmë të vonohemi më shumë

17/06/2025 - 10:48
VV i kërkon Baljes “t’i dëshmojë” pretendimet se i ofruan ta bëjnë profesoreshë në Shkup nëse voton Haxhiun
Lajme

Balje: Duhet të kalojnë inatet politike – gjendja nuk është e mirë

17/06/2025 - 10:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë