Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inspektorati ia ndaloi shërbimet e palicencuara dhe e gjobiti, por “Spitex Plus” vazhdon të paraqitet rrejshëm si klinikë (Dokument/Foto)

18/10/2026 - 15:04
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Inspektorati ia ndaloi shërbimet e palicencuara dhe e gjobiti, por “Spitex Plus” vazhdon të paraqitet rrejshëm si klinikë (Dokument/Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve. Në kuadër të hulumtimit për institucionet private shëndetësore që janë gjetur duke kryer shkelje të Ligjit për Shëndetësi, Veriu.info ka siguruar dokumentacion zyrtar që tregon se në ordinancën shëndetësore “Spitex Plus” janë hasur shumë parregullsi nga inspektorët shëndetësorë.

Inspektimi në “Spitex Plus” ishte kryer më 5 janar pas një ankesë të bërë në Inspektoratin Shëndetësor, që kishte të bënte me licencimin e kësaj ordinance shëndetësore.

Gjetja fillestar në “Spitex Plus” kishte të bënte me mashtrimin që bënte kjo ordinancë, duke u prezantuar para publikut dhe pacientëve si klinikë, ndërsa licencë për funksionim kishte vetëm për ordinancë.

Tutje, inspektorët shëndetësorë gjatë kontrollit në “Spitex Plus” kanë zbuluar se kjo ordinancë ofronte shërbime shëndetësore, si administrim të lëngjeve intravenoze (infuzione) dhe injektimi i medikamenteve (ampulla), ndonëse të gjitha këto shërbime shëndetësore u ishin refuzuar t’i ofronin nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Ministrisë së Shëndetësisë (DLA/MSh).

Veriu.info ka siguruar raportimin e inspektimit nga ky inspektim në “Spitex Plus”, ku inspektorët shëndetësorë kishin konstatuar këto gjetje (shkelje):

  • Ordinanca ka ofruar shërbime shëndetësore të administrimit dhe dhënies së medikamenteve, edhe pse për këto shërbime u ishte refuzuar licencimi nga DLA/MSh.
  • Bashkëpunëtorja profesionale Bahrije Danhoxha ka ofruar shërbime shëndetësore pa qenë e lajmëruar në DLA/MSh, gjë që është në kundërshtim me aktet ligjore për shëndetësi.
  • “Spitex Plus” ka përdorur materiale reklamuese me emërtimin Klinikë, edhe pse ka qenë e licencuar vetëm si ordinancë.
  • Gjatë inspektimit janë marrë raporte të printuara që dëshmojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga institucioni, ndërsa në regjistrin e pacientëve janë evidentuar të dhëna për shërbimet e ofruara, të cilat janë dokumentuar edhe me fotografi.

Në fund të inspektimit, inspektorët shëndetësorë i kanë ndaluar ordinancës “Spitex Plus” ofrimin e shërbimeve shëndetësore të palicencuara nga DLA/MSh, duke përfshirë edhe ndërprerjen e menjëhershme të ofrimit të shërbimeve shëndetësore të administrimit dhe dhënies së medikamenteve, përfshirë dhënien e infuzioneve, për të cilat institucionit i është refuzuar licencimi nga DLA/MSH me datë 22.03.2024.

 

Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e “Spitex Plus” lidhur me këto gjetje të shumta të konstatuara nga inspektorët shëndetësore, por që për secilën prej tyre janë mundur të largojnë fajin nga vetja.

Në pyetjen se pse kanë ofruar shërbime shëndetësore për të cilat u ishte refuzuar licencimi në vitin 2024, drejtoresha menaxhuese e “Spitex Plus”, Edita Ahmetaj ka thënë: “Gjatë procesit të organizimit të shërbimeve, janë përballur me kufizime në sistemin elektronik të Ministrisë së Shëndetësisë, ku, sipas saj, jo të gjitha shërbimet që synonin t’i ofronin paraqiteshin si kategori të veçanta për përzgjedhje. Sipas udhëzimeve që na janë dhënë, kemi kuptuar se shërbimet shtesë mund të specifikoheshin në rubrikën manuale  në sistem. Duke u mbështetur në këtë sqarim, kemi vepruar në atë mënyrë dhe kemi paraqitur kërkesën për shtimin manual  të shërbimeve përkatëse. Këto shërbime tani janë paraqitur përmes procedurës përkatëse dhe janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë”.

Në lidhje me përdorimin e emërtimit klinikë, ajo është mundur të gjejë një arsyetim, i cili duket me shumë absurd, sesa real.

“Institucioni ynë është regjistruar dhe licencuar nga Ministria e Shëndetësisë si ambulancë shëndetësore. Përdorimi i emërtimit “Klinika SPITEX PLUS” në materialet promovuese ka pasur për qëllim identifikimin dhe prezantimin sa më të kuptueshëm të institucionit për qytetarët. Kemi vërejtur se një pjesë e qytetarëve e kanë keqkuptuar termin “ambulancë”, duke e lidhur atë kryesisht me shërbimet emergjente publike dhe duke na kontaktuar për raste urgjente, të cilat nuk përbëjnë qëllimin kryesor të veprimtarisë sonë”, ka thënë drejtoresha Ahmetaj për Veriu.info.

Përkundër këtij deklarimi dhe rekomandimit të inspektorëve shëndetësorë, “Spitex Plus” akoma në rrjete sociale paraqitet si klinikë.

Ndërkaq, kur është pyetur se pse kanë marrë mostra gjaku për analiza laboratorike pa qenë të licencuar për këto shërbime, ajo është përgjigjur:  “Që nga hapja e SPITEX PLUS, kemi pasur marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin Medical Laboratory Avicena KS, me qëllim të koordinimit të shërbimeve laboratorike në kuadër të nevojave të pacientëve që përfitojnë shërbime shëndetësore në shtëpi”.

Ahmetaj ka dhënë shpjegim edhe për punëtoren shëndetësore që është gjetur e palicencuar nga DLA/MSh në “Spitex Plus”, ku ka thënë se ajo ishte në praktikë dyjavore.

Për gjobën e shqiptuar nga Inspektorati Shëndetësor për këto të gjetje të shumta në “Spitex Plus”, drejtoresha Ahmetaj ka thënë se kanë bërë ankesë, por ajo është refuzuar si e pabazuar.

“Gjoba është paguar më 28.01.2026 dhe kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve të Inspektoratit”, thuhet në përgjigjen e saj për Veriu.info.

Nga të dhënat e paraqitura në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, “Spitex Plus” është në pronësi të biznesmenit Bajram Ahmetaj, ndërsa Edita Ahmetaj figuron si drejtoreshë menaxhuese.

Në ARBK shkruan se “Spitex Plus” është themeluar në vitin 2023, ndërsa si aktivitet kryesor të biznesit ka “Aktivitetet e mjekësisë së praktikës së përgjithshme”.

Foto: Bajram Ahmetaj - pronar i Spitex Plus SH.P.K.
Foto: Bajram Ahmetaj – pronar i Spitex Plus SH.P.K.

Më poshtë gjeni pamje nga “Spitex Plus” të realizuara nga inspektorët shëndetësorë për gjetjet e konstatuara:

LEXONI EDHE:

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

 

 

Tags: AmbulancaBajram AhmetajEdita AhmetajGjobaInspektorati ShendetesorKlinikaOrdinancaPrizrenSpitex Plus

JU REKOMANDOJMË

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij
18/10/2026 - 16:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën...

Më shumëDetails

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë
18/10/2026 - 15:37

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas kosovarë, të dyshuar për kontrabandim të barnave, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Vlera e ilaçeve dhe produkteve...

Më shumëDetails

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë
18/10/2026 - 15:19

Një person i pajetë është gjetur përballë Gjykatës Civile në zonën e Lanës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupe e urgjencës, të cilat po e...

Më shumëDetails

Pse RENEA doli në protestën pranë Kyeministrisë? Policia e Shtetit jep detajet e fundit

Pse RENEA doli në protestën pranë Kyeministrisë? Policia e Shtetit jep detajet e fundit
18/10/2026 - 14:44

Policia e Shtetit ka njoftuar se përse RENEA ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë në Tiranë. Drejtues Albert Nushi, shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin...

Më shumëDetails

Hamza me bashkëpunëtorë shkon për ngushëllime në Skenderaj, për heroin Idriz Rrecaj

Hamza me bashkëpunëtorë shkon për ngushëllime në Skenderaj, për heroin Idriz Rrecaj
18/10/2026 - 14:36

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza së bashku me bashkëpunëtorë ka shkuar për ngushëllime në familjen e heroit, Idriz Rrecaj. Shefi i deputetëve të këtij subjekti, Arian Tahiri ka...

Më shumëDetails

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
18/10/2026 - 14:18

Një tjetër moment tensionesh është shënuar te Ministria e Arsimit. Top Channel bën me dije se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov drejt efektivëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë