Ish-presidenti Donald Trump, duke folur për mediat, pasi hodhi votën e tij, tha se ndihet shumë i sigurtë se do t’i fitojë zgjedhjet ndërsa shprehu zhgënjimin që mund të marrë pak kohë për të dalë rezultati finale.
Trump u shpreh se do të jetë i pari që do të pranoj rezultatin e zgjedhjeve edhe nëse humbet, por vetëm nëse zgjedhjet do të jenë të ndershme. Ish-Presidenti theksoi se nuk do të ketë dhunë pasi mbështetësit e tij nuk janë të dhunshëm.
Donald Trump: Ndihem shumë i sigurtë. Duket se republikanët kanë paraqitur fuqinë e tyre kështu që duhet të shohim se si do të dal. Kam zhvilluar një fushatë të shkëlqyer. Mendoj se ishte ndoshta më e mira. Ne dolëm shkëlqyeshëm në të parën dhe bëmë shumë më mirë në të dytën. Sigurisht që nuk do të ketë dhunë. Mbështetësist e mi nuk janë njerëz të dhunshmë. Nëse humbas zgjedhjet? Nëse do të jenë zgjedhje të ndershme do të jem i pari që do ta pranoj atë.