Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjen president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka uruar presidentin Trump me një fotografitë e ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryekuvendarit Kadri Veseli.
“Urime Amerikës për një tjetër fitore të demokracisë dhe Presidentit Donald Trump për besimin e ri të popullit amerikan! Ky moment historik është një mundësi për të thelluar partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke ndërtuar mbi miqësinë e fuqishme dhe përkushtimin për paqe e zhvillim. Të bashkuar për një të ardhme më të ndritur dhe për një botë më të drejtë!” – shkruan Lushtaku.











