Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit

11/11/2024 - 15:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dëshiron që Marrëveshja e Brukselit e arritur vitin e kaluar me Serbinë, të zbatohet fillimisht, e më pas të trajtohet ajo e Uashingtonit.

I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë –nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit, insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve vitin e kaluar. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – insiston se ajo është obligative për palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ndërkaq, Marrëveshja e Uashingtonit për normalizim ekonomik u arrit në shtator të vitit 2020 mes SHBA-së dhe Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i VV-së për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Meha: LVV po luan, bën oferta e më pas fajëson!
04/08/2026 - 08:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka shprehur optimizëm se takimi i së martës mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të rezultojë me një marrëveshje politike...

Më shumëDetails

Kurti e Abdixhiku do të takohen sot

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
04/08/2026 - 08:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
04/08/2026 - 08:00

Mëngjesi i së martës i ka gjetur të qeta pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë deri...

Më shumëDetails

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
03/08/2026 - 22:53

Është mësuar identiteti i dy infermierëve të arrestuar në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të cilët dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara...

Më shumëDetails

Kujdes nesër, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë

Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
03/08/2026 - 22:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident
03/08/2026 - 21:59

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë