Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

16/10/2026 - 17:12
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 15 qershor 2026 Veriu.info kishte raportuar se si dyshohej se Komuna e Mitrovicës po tenton për ta kurdisur një tender në vlerë prej 3 milionë euro për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Kaqanoll dhe Maxherë. (Lexo artikullin: https://veriu.info/69-makineri-per-10-punetore-dyshime-se-tenderi-3-milionesh-i-komunes-se-mitrovices-eshte-kurdisur-per-dios-bes-dhe-eurokos-holding/)

Veriu.info përveç raportimit për tenderin, kishte raportuar edhe emrat e kompanive (grupit të operatorëve) që do t’i jepet ky tender në vlerë prej 3 milionë euro, që ishin Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K.

Katër muaj pas këtij raportimi të Veriu.info, Zyra e Prokurimit e Komunës së Mitrovicës ka shpallur fitues të tenderit kompaninë Eurokos Holding Sh.P.K., duke vërtetuar kështu raportimin për dyshimet se i njëjti tender ishte kurdisur.

Në dosjen e tenderit që ishte shpallur në muajin maj, vlera e parashikuar e tij ishte fiks 3 milionë euro. Ndërsa, kompania e Eurokos Holding Sh.P.K. e Ylber Shamollit ka ofertuar me çmim prej 2,999,682 euro, vetëm 318 më pak se sa vlera e parashikuar nga Komuna e Mitrovicës.

Edhe pse në këtë tender një grupi i operatorëve ekonomik “Design Project Technology” Sh.P.K.; FUSHA dhe Euro Commerc kishin ofertuar me çmim më të ulët, me saktësisht me ofertim prej 2,803,193 euro, Komuna e Mitrovicës ka zgjedhur të shpallë fitues kompaninë Eurokos Holding Sh.P.K. të Ylber Shamollit që ka ofertuar me çmim prej rreth 200 mijë euro më të lartë.

Veriu.info ka siguruar dokumentin zyrtar me të cilin më 14 tetor Komuna e Mitrovicës që udhëhiqet nga kryetari Faton Peci përmes zyrtarit përgjegjës të prokurimit, Kushtrim Mehaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin e propozon që të shpërblehet me kontratë operatorin ekonomik Eurokos Holding Sh.P.K., përkundër faktit që kishte ofertues me çmim më të ulët prej rreth 200 mijë euro.

Çka kishte raportuar Veriu.info më 15 qershor?

Përmes këtij artikulli hulumtues Veriu.info kishte raportuar se si ka marrë informacione të besueshme se ky tender në vlerë 3 milionë euro ishte përgatitur për ‘tandemin’ e tenderëve “Dio Bes” dhe “Eurokos Holding”, të cilët deri në këtë rast kanë konkurruar së bashku nëpër tenderë.

69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

Veriu.info kishte shpjeguar në artikull se dyshohej që kriteret ishin diskriminuese për operatorët tjerë, ku në dosje të tenderit ishte kërkuar që ofertuesi për t’u klasifikuar i përgjegjshëm duhet t’i ketë 69 makineri të ndryshme, ndërsa i kërkohej të kishte vetëm 10 punëtorë, që në fakt mbulonin vetëm 15% të makinerive.

Po ashtu kishin zbërthyer edhe listën e pajisjeve, ku kishte të tilla që kërkoheshin të ishin me GPS, si dhe pajisje që kërkohej të ishin në peshë prej 19 tonë, e jo 20 apo 15, duke ngritur dyshime të fuqishme për kurdisje të kritereve të tenderit.

Një kriter tjetër për të cilin kishim raportuar se kishte dyshime të bazuara ishte “Makinë për gërryerjen dhe bluarje të asfaltit e pajisur me GPS”. Kjo për faktin që rrugët që planifikohej të ndërtoheshin (asfaltoheshin), nuk ishin paraprakisht të asfaltuara dhe kërkesa për makineri për gërryerje dhe bluarje të asfaltit ishte krejtësisht jonormale.

Ankesat e operatorëve ekonomikë

Gjatë procedurës tenderuese ankesa kishin bërë katër operatorë ekonomik: Companya Eskavatori SH.P.K., ETEAM Sh.P.K., Rahovica Comerce Sh.P.K. dhe Best Company Sh.P.K..

Operatori ekonomik Companya Eskavatori SH.P.K. në ankesë kishte pretenduar disa kritere të pajisjeve janë diskriminuese dhe përbëjnë shkelje të nenit 7 paragrafi l, 2 dhe 6 të LPP-së, pasi që të njëjtat eliminojnë konkurrencën dhe bëjnë që vetëm një operator ekonomik të favorizohet në dëm të operatorëve të tjerë. Kjo kërkesë e Companya Eskavatori SH.P.K. ishte refuzuar nga Kushtrim Mehaj, Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit në Komunën e Mitrovicës më datë 15.06.2026. (Lexo: KËTU)

Operatori ekonomik ETEAM Sh.P.K. ishte ankuar në kërkesat e dosjes së tenderit për kapacitetin teknik dhe profesional, duke konsideruar se janë në kundërshtim me parimet e barazisë dhe dispozitat ligjore. Kjo kërkesë e ETEAM Sh.P.K. ishte refuzuar nga Kushtrim Mehaj, Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit në Komunën e Mitrovicës më datë 15.06.2026. (Lexo: KËTU)

Operatori ekonomik Rahovica Comerce Sh.P.K. kishte bërë ankesë për rishqyrtim, duke u ankuar në kriteret për pajisje dhe makineri, për të cilat kishte pretenduar se e kufizojnë konkurrencën, pasi që kishte prej tyre se nuk kanë ndërlidhje të drejtpërdrejt me nevojat reale të projektit. Edhe kjo kërkesë e Rahovica Comerce Sh.P.K. ishte refuzuar nga Kushtrim Mehaj, Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit në Komunën e Mitrovicës më datë 29.06.2026. (Lexo: KËTU)

E vetmja ankesë që ishte miratuar dhe atë pjesërisht, ishte ajo e bërë nga operatori ekonomik Best Company Sh.P.K., ku Komuna e Mitrovicës përmes Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit i kishte miratuar ankesën që disa pajisje që kërkesa nga dy copë të reduktohen në tender vetëm në një sosh, por që kishte refuzuar kërkesën që ato të largohen nga dosja e tenderit. (Lexo: KËTU)

Çka kishte thënë Komuna e Mitrovicës?

Më 1 qershor Veriu.info i kishte dërguar 14 pyetje Komunës së Mitrovicës, ku fillimisht i kemi bërë të ditur se në redaksi kanë ardhur denoncime të cilat pretendojnë se kjo procedurë e prokurimit është e kurdisur në favor të operatorëve ekonomikë Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., ku si grup i operatorëve janë shpallur fitues nga autoriteti kontraktues Komuna e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës që udhëhiqet nga Faton Peci, përmes zyrës së prokurimit që udhëhiqet nga Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Kushtrim Mehaj, nuk kishte kthyer përgjigje thuajse për asnjërën prej tyre në mënyrë specifike, po kishte dërguar një e-mail të gjatë në formë të përgjigjes.

Më poshtë gjeni pyetjet e dërguara nga Veriu.info dhe ‘përgjigjet’ e kthyera nga Komuna e Mitrovicës:

Foto kryesore e artikullit: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

LEXONI EDHE:

Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

 

Tags: Faton PeciKomuna e MitrovicesKushtrim Mehaj

JU REKOMANDOJMË

Komandanti i ri i KFOR’it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, ai i thotë se “serbët në Kosovë s’ndihen të sigurt”

Komandanti i ri i KFOR’it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, ai i thotë se “serbët në Kosovë s’ndihen të sigurt”
16/10/2026 - 17:10

Komandanti i ri i KFOR’it, Roberto Vergori, është takuar në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq. Në njoftimin e ushtrisë serbe, temë...

Më shumëDetails

Dy policë pezullohen për përdorim të dhunës ndaj protestuesve

Dy policë pezullohen për përdorim të dhunës ndaj protestuesve
16/10/2026 - 17:03

Policia në Shqipëri ka njoftuar se dy policë janë pezulluar për përdorim të dhunës joproporcionale ndaj protestuese në Tiranë. Sipas njoftimit pezullimi është bërë menjëherë pas publikimit të...

Më shumëDetails

Ngritet aktakuzë ndaj mërgimtarit që kërkoi push’katimin e Haradinajt

Ngritet aktakuzë ndaj mërgimtarit që kërkoi push’katimin e Haradinajt
16/10/2026 - 16:50

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për kanosje dhe nxitje të përçarjes ndaj mërgimtarit që kishte kërkuar pushkatimin e Ramush Haradinajt. Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës...

Më shumëDetails

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
16/10/2026 - 16:39

Edhe të rinjtë në Dibër i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit. Marshimi në qytetin e Peshkopisë ka nisur nga pedonalja e qytetit...

Më shumëDetails

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës
16/10/2026 - 16:36

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, nga ora 11:00, kanë njoftuar nga zyra për media e këtij institucioni. Në rend dite përpara, anëtarët e Kryesisë kanë...

Më shumëDetails

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë janë kërcenim serioz, BE të ushtrojë presion vendimtar për dorëzimin e Radoiçiqit

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë janë kërcenim serioz, BE të ushtrojë presion vendimtar për dorëzimin e Radoiçiqit
16/10/2026 - 16:30

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Hungary Insider, ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë