Mëngjesin e së enjtes sërish ka pasur kolona dhe pritje të gjatë në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë për festat e fundvitit.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdare, ku po pritet deri në mbi 4 orë.
Edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në 2 orë e gjysmë.













