Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MD e hapur për ndryshime të KPPRK-së për të lehtësuar gjykimin e Radoiçiqit e të tjerëve

12/11/2024 - 08:17
në Kryesore, Lajme
A A
MD e hapur për ndryshime të KPPRK-së për të lehtësuar gjykimin e Radoiçiqit e të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Drejtësisë është shprehur e gatshme që të adresojë çdo sfidë që kanë institucionet e drejtësisë, për gjykimin e të akuzuarve në rastin e Banjskës. Derisa ende nuk dihet nëse gjykimi ndaj 42 të akuzuarve do të mbahet në mungesë, njohësit e sistemit të drejtësisë janë të ndarë nëse opsioni për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, është zgjidhje e duhur.

Një ndër opsionet që është diskutuar për të lehtësuar gjykimin e Milan Radoiciqit, e grupit të tij që ndodhet në arrati, e që janë të akuzuar për sulmin e Banjskës, është ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale.

Ministria e Drejtësisë, është shprehur e hapur për diçka të tillë, në rast se institucionet përgjegjëse vlerësojnë se kjo lehtëson punën e tyre.

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë u shpreh “Është tejet e rëndësishme të bëhet presion për Serbia, që të dorëzojë kriminelet, pra kryeterroristin Milan Radoiciq por edhe gjithë të tjerët, që kanë qenë të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, e që si pasojë kemi vrasjen e një polici, në këtë drejtim partenerët tanë ndërkombëtar duhet të vazhdojnë të bëjnë presion tek Serbia, MD-ja nuk e ka në plan që të bëjë ndryshime në Kodin penal apo kodin e procedurës penale, por më duhet të theksojë që jemi me vullnet të plotë që të adresojmë secilën sfidë që kanë institucionet për adresimet e këtij rasti…Jemi të gatshëm që të kontribojmë me gjithcka në këtë drejtim.”

Derisa, Gjykata Themelore në Prishtinë, ende nuk ka bërë të ditur vendimin e saj se si do të procedohet me këtë rast, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit thotë se Supremja është dashur të qartësojë dilemat e Themelores.

Hasan Shala – Ish kryetar i Gjykatës së Apelit deklaroi se “Gjykata është dashur të e jep një mendim të prerë, lishur me këtë cështje, aduhet të mbahet gjykimi në mungesë apo jo për rastin e Banjskës, për shkak se është e paqartë, dispozita e kodit penal ku thotë se duhet gjykuar rasti sic është gjenocidi krimet e luftës dhe krimet kundër njerzimit, si dhe veprat tjera që janë të dënueshme me burgim të përjetshem, konsideroj se edhe vepra penale e terrorizimit hynë në vepra penale kundër njerëzimi..Nëse kishim me pas një vendim të tillë që nuk do kemi mundësi me gjyku në mungesë, unë konsideroj se MD-ja në mënyrë urgjente duhet të e ndryshojë këtë paragraf.”

E sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, në asnjë formë nuk duhet të nisen ndryshime të tilla, vetëm për një rast meqë kjo do të mund të keqkuptohej jashtë Kosovës.

Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së u shpreh se “Në asnjë shtet normal në asnjë shtet ku zbatohen parimet e sigurisë juridike, nuk ndërrohet Kodi i procedurës penale, për tiu përshtatur një gabimi të prokurorisë të gjykatës, apo për tiu përshtatur një rasti t vecantë dmth kjo nuk ndodhë në botën demokratike, në anën tjetër në kohën kur është bërë kodi janë marr edhe rekomandimet e Venecias, edhe qëndrim, parim që gjykimi në mungesë është përjashtim e nuk është rregull.”

Prokuroria Speciale e Kosovës, në shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin e 24 shtatorit, të vitit të kaluar, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Gjykimi ka nisur ndaj 3 të akuzuarve që janë në paraburgim, derisa ndaj 42 të tjerëve përfshirë edhe Milan Radoiciqin, është kërkuar të vazhdohet me gjykimin në mungesë. /Dukagjini

JU REKOMANDOJMË

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
03/08/2026 - 22:53

Është mësuar identiteti i dy infermierëve të arrestuar në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të cilët dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara...

Më shumëDetails

Kujdes nesër, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë

Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
03/08/2026 - 22:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident
03/08/2026 - 21:59

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të...

Më shumëDetails

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
03/08/2026 - 21:29

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një...

Më shumëDetails

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë