Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur përfaqësuesin republikan Mike Waltz për këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare.
Kështu të paktën ka raportuar mediumi i njohur, Reuters.
Waltz njihet si njeri besnik i Trumpit, i cili gjithashtu shërbeu në Gardën Kombëtare si kolonel, transmeton Indeksonline
Ai kishte kritikuar aktivitetin kinez në Azi-Paqësor dhe ka shprehur nevojën që Shtetet e Bashkuara të jenë gati për një konflikt të mundshëm në rajon.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është raportuar po ashtu se presidenti Trump do ta emërojë senatorin Marco Rubio sekretar Shteti.
Ruboi, 53-vjeç, ka shërbyer në Senat që nga vitit 2011. Ai është aktualisht nënkryetar i Komisionit të Përzgjedhur të Senatit për Inteligjencë të Jashtme. Gjithashtu është pjesë e Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme.