Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos shpenzimi i buxhetit për katër vite ia ka humbur vendit 1.2 miliardë euro rritje ekonomike”

13/11/2024 - 10:06
në Ekonomi
A A
“Mos shpenzimi i buxhetit për katër vite ia ka humbur vendit 1.2 miliardë euro rritje ekonomike”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Buxheti prej 3.6 miliardë euro, i miratuar në parim me 59 vota për dhe 2 abstenime në Kuvendin e Kosovës , sipas kryeministrit, Kurti prioritet është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, rritja e mirëqenies për qytetarët dhe vazhdimi i krijimit të vendeve të reja të punës. Kryeministri Kurti, e quajti buxhet për familjen.“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot para jush të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit, për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Siç tashmë edhe e dini, buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro apo rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit 2024, ose 60% më i lartë sesa buxheti i vitit 2020.”

Por, profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, vlerëson se buxheti të cilin e lavdëron Kurt është i ngjashëm me vitet paraprake, ndërsa kritikoi mënyrën e shpenzimit të tij, duke thënë se mos shpenzimi I mjeteve për investime kapitale gjatë katër vjetëve e ka dëmtuar vendim për mbi 1 miliardë euro.“ Buxheti përshembull ka pësu disa ndryshime tjera në llogari të investimeve kapitale, e dyta realizimi I tyre nuk është i mirë pra nuk realizohen projektet. Nëse marrim katër vjet janë 1 miliardë e 200 milionë mjete që nuk janë investu qoftë shëndetësi, qoftë afrim, infrastrukturë dhe me mos realizimin e këtyre projekteve me mos shpenzim është ulur rritja ekonomike për 1.2 miliardë, sepse investimet publike kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik.””, tha Mustafa për rtv21.

Për mos realizimin e investimeve kapitale flet edhe kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna, sipas të cilit, në projeksionin buxhetor për vitin 2025 nuk është paraparë asnjë investim i madh, i cili, siç thotë, do të gjeneronte zhvillim ekonomik.“Me aq sa kemi pa dhe dëgju nuk ka asgjë të re tek investimet kapitale pra nuk ka asnjë projekt kapital të madh I cili do të sillte zhvillim ekonomik është thjeshtë një 80 milionësh që iu ka shtu i cili do të përdorët vazhdimësinë e projekteve që kanë mbetur pa përfundu…”, tha Rafuna.

Sipas projekt-buxhetit për vitin 2025, buxhetin më të lartë për vitin 2025 do ta ketë ministria e financave një buxhet prej mbi 1 miliardë euro, e cila pasohet nga ministria e infrastrukturës që për vitin 2025 pritet t’i menaxhojë mbi 300 milionë euro. Tutje në në ndarjet buxhetore qeveria ka paraprë për arsim 100 milionë eurove ndërsa për shëndetësinë mbi 80 milionë. Në këtë rrafsh profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, thotë se investimet e ulëta në shëndetësi dhe arsim ndër vite kanë goditur dinjitetin e qytetarëve.“ Çdo investim më pak se 5 % e GDP-së, në arsim që i bie 500 milionë euro është pak nuk mjaftojnë, çdo investim nën 100 milionë euro për kërkime shkencore është pak, janë të pa mjaftueshme. Çdo investim nën 700-800 milionë euro në shëndetësi është pak dhe në këtë mënyrë po godasim dinjitetin e njerëzve sepse ata duhet të marrin shërbimet shëndetësore në vendet e rajonit dhe qendra klinike universitare që 50 vjet Qendër Klinike Universitare nuk i siguron të gjitha pajisjes për shërbim të nivelit të lartë shëndetësorë atëherë ne nuk i kemi kry detyrat. Nëse nuk kemi arritur t’i bëjmë sigurimet shëndetësore qe 25 vjet atëherë s’kemi çka të flasim. Këto janë çështjet që duhet t’i shqetësojnë politik-bërësit përfshirë qeverinë aktuale që kanë premtu ndryshime të mëdha, por kanë ngecur”, Mustafa.

Projekt-buxheti për vitin 2025 duhet të dalë për votim edhe në lexim të dytë, ndërsa duhet të miratohet më se largu deri në fund të këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Palace Hotel & SPA hap konkurs për menaxher/e të restorantit dhe ahengjeve

Palace Hotel & SPA hap konkurs për menaxher/e të restorantit dhe ahengjeve
18/06/2026 - 16:27

Palace Hotel & SPA është hoteli më prestigjioz në rajonin e Mitrovicës dhe konkurrues me hotelet me të bukura në Kosovë. Në kuadër të zhvillimit dhe arritjet së...

Më shumëDetails

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës
18/06/2026 - 10:42

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shprehet kundër qasjes politike që anashkalojnë partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë...

Më shumëDetails

Çmimet e naftës vazhdojnë të bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e derivateve bien “për toke” në bursë, por çfarë po ndodh në Kosovë
18/06/2026 - 10:11

Çmimet e naftës kanë vazhduar të bien këtë mëngjes pasi SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mbrëmë. Përveç një rritjeje të shkurtër të mërkurën, nafta ka rënë...

Më shumëDetails

Organizata “Shqiptaria” kundër memorandumit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore të Emirateve Arabe: Tradhti ndaj shtetit laik dhe rrugë e hapur për islamizimin e Kosovës

Organizata “Shqiptaria” kundër memorandumit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore të Emirateve Arabe: Tradhti ndaj shtetit laik dhe rrugë e hapur për islamizimin e Kosovës
17/06/2026 - 16:03

Organizata Shqiptaria ka dalur kundër memorandumit të nënshkruar mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkiara Arabe duke e cilësuar këtë si tradhti ndaj...

Më shumëDetails

Oda Amerikane shpreh shqetësim lidhur me shpërfilljen e thirrjeve të SHBA-së nga qeveria

Oda Amerikane shpreh shqetësim lidhur me shpërfilljen e thirrjeve të SHBA-së nga qeveria
17/06/2026 - 10:15

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj serioz lidhur me mungesën e vazhdueshme të konsideratës nga ana e qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës...

Më shumëDetails

Çmimi i derivateve, bie pak nafta

Rreth 900 milionë € shpenzime për naftë, mbi 102 milionë € për benzinë
17/06/2026 - 08:43

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kush hyn në Kuvend nga PDK-ja? Lista e plotë e 22 deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë